Edon Zhegrova nuk mundi ta ndihmonte mbrëmë Lillen në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Ylli kosovar është duke u rikthyer nga lëndimi dhe i përkrahu shokët e skuadrës prej jashtë fushës së blertë në ndeshje me Borussia Dortmundin, ku skuadra franceze u mposht në shtëpi dhe u eliminua nga gara më prestigjioze e futbollit evropian, shkruan “Gazeta Express”.
Por, përkundër eliminimit, sulmuesi anësor ndihet i kënaqur me rrugëtimin e Lillet në Champions në këtë sezon.
Ai e bëri një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i përgëzoi lojtarët dhe i falënderoi tifozët për mbështetjen e dhënë në çdo ndeshje të këtij sezoni.
Gjithmonë krenar me këtë ekip. I falënderoj krejt bashkëlojtarët e mi dhe tifozët tanë për këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve”, shkroi 25 vjeçari në Instastory.