https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Zogaj rrëfen takimin e fundit me Zahir Pajazitin para se të vritej: Ndryshe do të ishte Kosova me të

Zogaj rrëfen takimin e fundit me Zahir Pajazitin para se të vritej: Ndryshe do të ishte Kosova me të

Hero i kombit Zahir Pajaziti këtë 1 nëntor do të mbushte 60 vjet. Por njëri ndër nga komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në janar të këtij bëri 25 vjet prej kur u vra nga forcat serbe.

Ish-bashkëluftëtari i tij Bislim Zogaj për Ekonomia Online, Zahir Pajazitin e përshkruan si trim, të guximshëm e të përpiktë.

Madje thotë se emri i tij ka arritur deri në atë nivel sa ishte krijuar si fantazmë, si një njeri i paarritshëm i pakapshëm, duke shtuar se po të ishte Zahiri gjallë Kosova do të ishte më mirë.

Zogaj ka rrëfyer në detaje takimin e fundit me të, duke sqaruar se e kishte njohur rreth një vit e gjysmë para se të vritej.

Sipas tij, i gjithë komunikimi në atë kohë bëhet me kode. Madje edhe kur e kishin lënë të takoheshin, arsyeja ishte se do të priste një vajzë për çështje dashurie.

Në takimin disa minutash në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, kishin folur për arrestimin e Nait Hasanit dhe hapat si duhet të veprohej më pas nga Shtabi Operativ i UÇK-së.

Pasi e kishin lënë që të takohen sërish ishin ndarë të dy në rrugë të ndryshme, ku më pas Zogaj ishte arrestuar kurse Zahirin bashkë edhe me Hakif Zejnullahun e Edmon Hoxhën u kishin dal në pritë forcat serbe dhe pas dyluftimeve ishin vrarë që të tre.

ADVERTISEMENT

“Me Zahir Pjajzitin kemi qenë pjesë e Shtabit Operativ të UÇK-së, me Zahirin jam njohur një vit e gjysmë para se të vritet ai. Arsyeja e takimit atë ditë ka qenë sepse tri ditë më herët ishte arrestuar Nait Hasani, i cili ishte pjesë e Shtabit Operativ. Pas arrestimit të tij do të duhej të ndryshohej strategjia e funksionimit të shtabit operativ sepse deri në atë kohë ne mbledhje i mbanim ne Prishtinë në dy objekte”.

“Kur është arrestuar Naiti, plaku ka ardhur dhe na ka njoftuar se ai është arrestuar dhe duhet të ndryshohej format e veprimit. Pas takimit me 30 janar në shtëpinë e plakut unë është dashur ta njoftojë Zahirin dhe Rexhep Selimin. Numrin e telefonit të Zahirit nuk e kisha, e kam marr nga Sokol Bashota, të cilin atëherë e thërrisnim me emrin Mustafa e Zahirin me emrin Ismeti. Jemi marr vesh që ta thërras në telefon ditën e nesërme për të kërkuar nga Zahiri që ta dalim kinse në një takim në Malishevë në ora 12:00 ditën e hënë dhe si metaforë që do të takohet me një vajzë çështje dashurie”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Mesë telefonatës e kemi lënë me Zahirin që të takohemi pasdite në Stacioni e Autobusëve në Prishtinë në ora 16:00. Kur kam shkuar në ora 16:00 në Stacion, jam takuar me Zahirin brenda Stacionit të Autobusëve, Zahiri më ka dhënë shenjë me kokë që të dalim prapa Stacioni të Autobusëve. Kemi dal prapa kemi biseduar, i kam treguar se Naiti ai e ka njohur i Abazi se është arrestuar dhe shokët janë të interesuar që të takohemi në Malishevë që të bisedojmë për strategjinë se si duhet të veprojmë”.

“Edhe jemi ndarë unë në drejtim të spitalit për me shkuar me vizituar Naitin dhe Zahiri ka shkuar nga ura, e kanë qenë duke e pritur Hakif Zejnullahu dhe Edmon Hoxha dhe po sa kam dalë në rrugën kryesore jam arrestuar dhe siç dhe Zahirin e kanë pritur në pritë, në Pestovë dhe pas dyluftimeve kanë mbete të vrarë këtë luftëtarë”.

“Zahiri ka qenë ndër personalitete më të veçanta duke filluar nga serioziteti, guximi organizimi dhe përpikëria, ai nuk ka ditur çka është frika. Fytyra e Zahirit ka paraqitur shumë seriozitet dhe ashpërsi. Emri i tij ka arritur deri në atë nivel sa ishte krijuar si fantazmë, aksionet e t’i të suksesshme kishin bërë që ai të njihej si fantazmë apo si një njeri i pa arritshëm i pa kapshëm”.

“Unë jetoj me figurën e tij, në çdo përvjetor ne themi që po të ishte Zahiri a do të ishte Kosova më mirë. Që besoj që do të ishte sepse gatishmëria e tij për tu sakrifikuar dhe për të bërë më të mirën për qytetarët e Kosovës besoj që do të kontribuonte që sadopak edhe Kosova do të ishte ma mirë”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor 1962 në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës dhe ra dëshmorë më 31 Janar 1997 në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, pasi ra në një pritë të organizuar nga forcat serbe.

Ai njihet si Pushka e Parë e Lirisë, ndërkaq pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Poste të ngjashme

Plumbi qorr godet një shtëpi, dëmtohet dritarja

Plumbi qorr godet një shtëpi, dëmtohet dritarja

15/01/2026, 7:57

  Një incident i rrezikshëm është raportuar në fshatin Shirokë të Suharekës, ku dyshohet se një plumb qorr ka goditur...

Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati

Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati

15/01/2026, 7:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinumëruar 120 vendvotime nga 914 gjithsej. Bazuar në përditësimin e fundit, VV ka fituar 46.19%...

Abdixhiku: Askush nuk është mbi Kushtetutën, Gjykata konfirmon shkeljet e VV-së

Abdixhiku: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj!

14/01/2026, 18:58

    Kam dëgjuar dhe jemi dëgjuar me njëri-tjetrin me vëmendje. Çdo zë, çdo kritikë dhe çdo shqetësim, me orë...

SHBA ngrinë vizat për Kosovën dhe mbi 70 vende të tjera

SHBA ngrinë vizat për Kosovën dhe mbi 70 vende të tjera

14/01/2026, 18:19

Departamenti i Shtetit Amerikan ka vendosur për ngrirjen e vizave për emigrantë për Kosovën dhe mbi 70 shtete të tjera....

Njoftim nga KESCO për gjendjen aktuale të furnizimit me energji elektrike

Njoftim nga KESCO për gjendjen aktuale të furnizimit me energji elektrike

14/01/2026, 11:50

KESCO njofton konsumatorët se gjatë ditëve të fundit sistemi elektroenergjetik është duke u përballur me një situatë të jashtëzakonshme, si...

Lajmi i fundit

Plumbi qorr godet një shtëpi, dëmtohet dritarja

Plumbi qorr godet një shtëpi, dëmtohet dritarja

15/01/2026, 7:57
Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati

Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati

15/01/2026, 7:52
Abdixhiku: Askush nuk është mbi Kushtetutën, Gjykata konfirmon shkeljet e VV-së

Abdixhiku: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj!

14/01/2026, 18:58
SHBA ngrinë vizat për Kosovën dhe mbi 70 vende të tjera

SHBA ngrinë vizat për Kosovën dhe mbi 70 vende të tjera

14/01/2026, 18:19
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv