https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Zvicra dënon sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia

Zvicra dënon sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30 ushtarë.

Në reagimin e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës thuhet se dënojnë sulmet e dhunshme në Zveçan, njëherësh bëjnë thirrje për kthimin e qetësisë në komunat veriore të Kosovës.

“Zvicra dënon fuqishëm sulmet e dhunshme në Zveçan kundër NATO, KFOR. Trupat janë atje për të ruajtur paqen dhe një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm. Bëjmë thirrje për kthimin e qetësisë në veri të Kosovës. Çdo akt provokimi duhet të shmanget nga të gjithë”,vijon reagimi.

Tensione në veri ka pasur që nga dita e premte, serbët janë duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të vazhdojnë punën në objektet komunale.

Ata kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, si dhe mediat duke ua djegur veturat. Nga zhvillimet e së hënës mbetën të plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

KFOR në reagimin e bërë për media ka kërkuar të mos përshkallëzohet më tej situata si dhe Kosova dhe Serbia të marrin përgjegjësinë për atë që ka ndodhur në veri.

“Numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës së djeshme në komunën e Zveçanit është 30. 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez. Ata kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara. Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”, thotë KFOR.

Protesta e serbëve në veri është duke vazhduar, ndërkaq po vazhdon prania e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në komunat veriore.

Poste të ngjashme

Gruaja gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë, trupi dërgohet për obduksion

Gruaja gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë, trupi dërgohet për obduksion

27/06/2026, 14:27

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, nisin hetimet

27/06/2026, 7:55

Policia ka njoftuar se një grua shtë gjetur e vdekur në nga familjarët dje në Prishtine. "Ështe raportuar se viktima...

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë reagon për deklaratën e Igballe Hudutit

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë reagon për deklaratën e Igballe Hudutit

26/06/2026, 21:10

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Besfort Lamallari, reagoi sot lidhur me deklaratat e Igballe Hudutit, e shpallur “non...

Pa bashkëpunim juridik: Si ua dërgon Kosova ftesat e gjykatave të dyshuarve në Serbi?

Pa bashkëpunim juridik: Si ua dërgon Kosova ftesat e gjykatave të dyshuarve në Serbi?

26/06/2026, 20:30

Ftesat për paraqitje në gjykatë, që institucionet e drejtësisë në Kosovë ua kanë dërguar personave që jetojnë në Serbi, të...

Shkon në 920 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë

Shkon në 920 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë

26/06/2026, 19:36

Të paktën 920 njerëz kanë vdekur si rezultat i dy tërmeteve të fuqishme në Venezuelë, tha të premten kryetari i...

Lajmi i fundit

Gruaja gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë, trupi dërgohet për obduksion

Gruaja gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë, trupi dërgohet për obduksion

27/06/2026, 14:27
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, nisin hetimet

27/06/2026, 7:55
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë reagon për deklaratën e Igballe Hudutit

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë reagon për deklaratën e Igballe Hudutit

26/06/2026, 21:10
Pa bashkëpunim juridik: Si ua dërgon Kosova ftesat e gjykatave të dyshuarve në Serbi?

Pa bashkëpunim juridik: Si ua dërgon Kosova ftesat e gjykatave të dyshuarve në Serbi?

26/06/2026, 20:30
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv