Zvicra ka zhvilluar një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të realizuar në 3 dekada përballë një armiku imagjinar. 4000 ushtarë provuan të zmbrapsnin kundërshtarin e tyre me granata, municione të drejtpërdrejta, ndërsa vinin në pah edhe aftësitë e tyre për t’u vetëmbrojtur. Kjo stërvitje është zhvilluar në 4 kantone të ndryshme përgjatë 9 ditëve, në një kohë kur roli i Zvicrës në mbrojtjen evropiane është vënë në fokus mes thirrjeve që ajo duhet të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër Rusisë.
Të enjten e kaluar, një grup ushtarësh këmbësorie – shumica e të cilëve ishin civilë morën pjesë në shërbimin e rregullt ushtarak, u ngjitën ngadalë në një kodër, duke përdorur një granatë tymi për të fshehur lëvizjet e tyre përpara qëllonin në drejtim të objektivave të tyre.
Stërvitjet LUX 23, ishin të planifikuara që nga viti 2021 dhe nuk u organizuan si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës, por sipas ushtrisë zvicerane kjo panoramë e aktualitetit e ka bërë stërvitjen edhe më të rëndësishme.
Presioni publik dhe ndërkombëtar është rritur që Zvicra t’i japë fund ndalimit të eksporteve të armëve në zonat e luftës, por disa fraksione politike kanë frikë se kjo do të shënonte fundin e traditës së saj të politikës së jashtme të neutralitetit.