https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Zyberaj përfundon detyrën në krye të Arkivit, thotë se Qeveria nuk pati vullnet për një tjetër mandat

Zyberaj përfundon detyrën në krye të Arkivit, thotë se Qeveria nuk pati vullnet për një tjetër mandat

Drejtori i deritashëm i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës ka njoftuar se më 20 janar të këtij viti ka përfunduar mandatin e tij në krye të këtij institucioni.

Zyberaj ka thënë se kishte besim që nga Qeveria e Kosovës, siç e parashikon Ligji për Zyrtarët Publikë, do të rizgjatej edhe për një mandat drejtimin e Arkivit.

Por, qeveria, sipas tij, nuk e ka vullnetin për një gjë të tillë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Njoftimi i plotë i Zyberajt:

Të nderuar miq, bashkëpunëtorë dhe të gjithë ju që në një formë ose në një tjetër, në tri vjetët e fundit, keni pas të bëni me Arkivin e Kosovës,

Të premten e kaluar, me 20.1.2023, pas tri vjetësh sa ishte mandati im, përfundimisht, u përmbyll puna ime në detyrën e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Për mua, si për çdokënd që do të vjen pas meje, shumë pak ishin 3 vjet për të bërë gjërat e duhura për këtë institucion të rëndësisë së veçantë për shtetin dhe kombin tonë.

ADVERTISEMENT

Deri në këtë datë, duke u bazuar në punën që kam bërë gjatë këtyre tri vjetëve, në saje të të cilës Arkivin e Kosovës e kam nxjerr nga anonimati, si dhe rekomandimit të ministrit të MKRS-së të dt.15 dhjetor 2022, kisha besim që nga Qeveria e Kosovës, siç e parashikon Ligji për Zyrtarët Publikë, do të më rizgjatej edhe për një mandat drejtimi Arkivit. Por, Qeveria, nuk e ka vullnetin për një gjë të tillë.

Megjithatë, unë ndihem mirë, sepse gjatë këtyre tri viteve, unë jam përpjekur që të punoj me ndërgjegje dhe përgjegjësi që shkon përtej asaj që dikton detyrimi ligjor. Kjo ka qenë dhe arsyeja kryesore që angazhimin dhe punën time, përkundër vështirësive burokratike dhe sidomos atyre masave kufizuese që na i diktoi pandemia Covid-19 pothuaj gjatë tërë mandatit tim, e ka karakterizuar një pasion dhe dinamikë si në asnjë institucion tjetër.

Jam i bindur se kjo gjë i ka rënë në sy një pjese të konsiderueshme të opinionit, brenda dhe jasht vendit.

Kuptohet, që për këtë gjë nuk më ka munguar as ndihma e një pjese të miqve dhe atyre që ia kanë dashur dhe ia duan të mirën këtij institucioni.

Prandaj, shfrytëzoj rastin që të gjithë ata që më kanë dhenë mbështetje në angazhimin tim gjatë këtyre 3 vjetëve (këtu hyjnë  dhe mediat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Zërin e Amerikës), i falënderoj nga zemra.

Posaçërisht dua të falenderoj arkivat e Shqipërisë, të Maqedonisë së Veriut dhe të Turqisë dhe drejtuesit e tyre zotrinjtë Ardit Bido, Emil Krstesti dhe Ugur Ynall për bashkëpunimin që kemi patur.

Në veçanti, bashkëpunimi me DPA-ne dhe z. Bido ishte i një rëndësie të veçantë me të cilin, jo vetëm që fuqizuam traditën paraprake të bashkëpunimit, por ideuam e projektuam dhe ide të reja të bashkëpunimit që do të jenë me interes për të ardhmen e dy institucioneve tona dhe përtej tyre.

Post Views: 160

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare

05/07/2025, 20:34

Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut. Këtë për Klankosova.tv e...

Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

05/07/2025, 18:51

Ndryshim dramatik i motit vjen pas një periudhe të gjatë temperaturash jashtëzakonisht të larta që kanë përfshirë pjesën më të...

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

05/07/2025, 15:06

Një rast personi të zhdukur është raportuar sot në mëngjes në Podujevë, ku një vajzë 15-vjeçare është larguar nga shtëpia...

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

05/07/2025, 13:54

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejullah Gashi, ka thënë se alarmi për bombë ka qenë i rrejshëm dhe se...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes në rrethana të panjohura një grua

05/07/2025, 7:39

Një grua është gjetur pa shenja jete të premten në Suharekë. Sipas njoftimit të policisë, ende nuk dihen shkaqet e...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare

05/07/2025, 20:34
Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

05/07/2025, 18:51
15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

05/07/2025, 15:06
Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

05/07/2025, 13:54
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv