Njëri nga kandidatët për deputet të Nismës Socialdemokrate, Xhemail Hasani, ka reaguar lidhur me mundësinë e përfshirjes së partisë së tij në qeveri dhe debatet rreth kryeministrit Albin Kurti.
“Se a do të shkojë Nisma në qeveri, nuk vendos unë, por vendos kryesia dhe strukturat e Nismës. Ama unë personalisht distancohem nga të gjithë ata që Albinin e quajnë njeri të Serbisë,” ka shkruar Hasani.