https://www.facebook.com/etcks https://www.facebook.com/etcks https://www.facebook.com/etcks
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

12 orë na ndajnë nga masat e reja për targat, qeveria s’e përmend si mburrje

12 orë na ndajnë nga masat e reja për targat, qeveria s’e përmend si mburrje

Nga tash, kanë mbetur edhe 12 orë, deri në hyrjen në fuqi të masave të reja të Qeverisë për targat, pra për konvertimin e targave nga ilegale në RKS.

Sipas vendimit të ekzekutivit, sanksione por jo të ashpra, do ketë për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe, njofton Klankosova.tv.

Masat e reja për targat hyjnë në fuqi nga data 1 nëntor, kurse me qëndrimin e ri qeveritar, deri më datë 21 të këtij muaji do të vlejë vetëm masa e qortimit.

Kurti ka thënë që pas datës 21 prill nuk mund të ketë targa të reja në Kosovë, përveç atyre RKS.

https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraBFnentor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraBFnentor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraBFnentor.pdf

Por, qeveria e Kosovës kur përmend pesë ngjarjet që e karakterizuan javën e kaluar, nuk e thekson edhe çështjen e vendimit për targat.

Kosova u rendit e para në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit kurse e dyta në botë për nga përmirësimi i arritur brenda vitit 2022, sipas World Justice Project, thotë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, por nuk e përmend si arritje çështjen e konvertimit të targave ilegale serbe,  në ato RKS.

Kurti para disa ditësh i ftoi edhe kryetarët e komunave veriore në takim, që të flasin edhe për targat, përveç për energjinë.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se në veri të Mitrovicës vazhdimisht shkelet ligji.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti që e mbajtën për media, ai ka përmendur rastet e qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur që t’i kthejnë targat e veturave të tyre në RKS, ku të njëjtit pastaj janë kërcënuar ose sulmuar.

Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me ambasadorët e vendeve të Kuintit në lidhje me vendimin e ri të qeverisë për targat, tha se se pas prezantimit të qëndrimit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me targat, ambasadorët patën pyetje dhe pas kësaj, sipas Kurtit, ata thanë se duhet të konsultohen me kryeqytetet e tyre për ta dhënë mendimin lidhur me këtë çështje.

Por si u prit nga ndërkombëtarët vendimi shkallëzues për targat në veri?

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se SHBA-ja është e zhgënjyer dhe  shqetësuar që Qeveria e Kosovës refuzoi kërkesat dhe rekomandimet ndërkombëtare.

Një reagim i ngjashëm erdhi nga Bashkimi Evropian.

Zëdhënësja për punët e Jashtme dhe Sigurinë Nabila Massrali, deklaroi se “është zhgënjyese” që nuk janë përfillur këshillat e “partnerëve më të afërt të Kosovës” rreth kësaj çështjeje.

Ajo tha se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht tabelat KM, por procesi duhet të zhvillohet në mënyrën e dakorduar në dialog dhe të zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsultative.

Edhe opozita reagoi për vendimin e Kurtit për targat

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me vendimin qeveritar për targat ilegale serbe.

Ajo u shpreh se Kosova nuk i takon vetëm Albin Kurtit, por se ‘’Kosova është shtëpia jonë e përbashkët’’.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka thënë se është tejet brengosës fakti që qeveria amerikane është shprehur e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga veprimet e Qeverisë së Kosovës në lidhje me vendimin për targa.

Abdixhiku tha se në kohë të zhvillimeve të ndjeshme politike, Qeveria Kurti duhet të trajtojë me kujdes relacionet me partnerët e përhershëm dhe strategjikë siç janë ShBA-ja dhe BE-ja.

Për këtë vendim të kryeministrit Kurti, kritika kishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se ai është vendim shkurtpamës e që mund të sjellë pasoja.

Por, çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit për targat?

Marrëveshja teknike për lirinë e lëvizjes, e vitit 2011, është finalizuar në Bruksel më 14 shtator, 2016, kur Kosova ka rënë dakord që të zgjasë vlefshmërinë e targave KS edhe për pesë vjet.

Ujdia e firmosur më 2 korrik të atij viti nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e Catherine Ashton si përfaqësuese e BE-së, kishte sjellë dokumentin për hyrje/dalje.

ADVERTISEMENT

“Secila palë mund të zbatojë një sistem, ku letërnjoftimet do të shoqërohen nga dokumente me shkrim “hyrje-dalje” për personat nga pala tjetër të cilët dëshirojnë të kalojnë tranzit në një shtet të tretë”, thuhej në pikën 3 të kësaj marrëveshje.

Qytetarët e Kosovës sa herë që kanë kaluar në Serbi janë pajisur me dokumentin shtesë që përmendet në këtë marrëveshje. Por, njëjtë nuk ka ndodhur edhe me serbët që janë futur në territorin e Kosovës.

Kur Qeveria Kurti njoftoi se nga 1 gushti do të nisë së zbatuari këtë pikë si masë reciprociteti vendimi u kundërshtua nga Beogradi zyrtar çka shkaktoi trazira në veri të vendit ku serbët lokalë vendosën barrikada – siç bëjnë rëndom për vendimet e institucioneve kosovare që nuk iu shkojnë në favor.

Post Views: 43

Poste të ngjashme

Protesta e NjSI-së, asamblisti i VV-së: Hiqni uniformat dhe kartelat e PDK-së

Protesta e NjSI-së, asamblisti i VV-së: Hiqni uniformat dhe kartelat e PDK-së

09/12/2023, 14:54

NjSI-ja dhe Sindikata e Policisë kanë protestuar para Qeverisë sot për shkak të pagave, shtesave të rrezikshmërisë, sigurimeve shëndetësore dhe...

Kryetari Bulliqi zhvilloi takim me kryeshefin e KOST-it Evetar Zeqiri

Kryetari Bulliqi zhvilloi takim me kryeshefin e KOST-it Evetar Zeqiri

09/12/2023, 14:49

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi dhe drejtori i Urbanizmit, Leutrim Krasniqi...

Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro, policia arreston dy persona – njëri zyrtar i ATK-së

Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro, policia arreston dy persona – njëri zyrtar i ATK-së

09/12/2023, 10:24

Policia e Kosovës përmes raportit të përditshëm ka bërë të ditur se dy persona, njëri zyrtar i Administratës Tatimore të...

Klinaku: Njerëzit ekzagjerojnë, deklarata të tilla kam bërë edhe ndaj Ramushit e Hashimit

Klinaku: Gjykata Speciale po bastis shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit

07/12/2023, 17:29

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë me dije se...

Drejtoria e Inspeksionit në Podujevë po zhvillon kontrolla rutinore në markete

Drejtoria e Inspeksionit në Podujevë po zhvillon kontrolla rutinore në markete

07/12/2023, 15:01

Gjatë këtyre ditëve Drejtoria e Inspeksionit është duke zhvilluar kontrolla rutinore në markete për vendosjen e flamujeve (origjinën e produkteve),...

Lajmi i fundit

Protesta e NjSI-së, asamblisti i VV-së: Hiqni uniformat dhe kartelat e PDK-së

Protesta e NjSI-së, asamblisti i VV-së: Hiqni uniformat dhe kartelat e PDK-së

09/12/2023, 14:54
Kryetari Bulliqi zhvilloi takim me kryeshefin e KOST-it Evetar Zeqiri

Kryetari Bulliqi zhvilloi takim me kryeshefin e KOST-it Evetar Zeqiri

09/12/2023, 14:49
Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro, policia arreston dy persona – njëri zyrtar i ATK-së

Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro, policia arreston dy persona – njëri zyrtar i ATK-së

09/12/2023, 10:24
Klinaku: Njerëzit ekzagjerojnë, deklarata të tilla kam bërë edhe ndaj Ramushit e Hashimit

Klinaku: Gjykata Speciale po bastis shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit

07/12/2023, 17:29
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv