Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori” në Podujevë, saktësisht te zona e njohur si “Apollonia”, ku janë përfshirë katër vetura.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet se automjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në atë pjesë të rrugës është krijuar edhe tollovi në qarkullim.
Deri më tani, nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare për të mësuar më shumë detaje rreth shkaqeve dhe pasojave të këtij aksidenti.







