https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

14 punëtorë vdiqën sivjet në vendet e punës, nuk u shtua numri i inspektorëve

14 punëtorë vdiqën sivjet në vendet e punës, nuk u shtua numri i inspektorëve
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë vit është rritur numri i punëtorëve që humbën jetën në vendin e punës. Në krahasim më vitin 2021 kur ishin nëntë të vdekur, më 2022 pati 14 jetë të humbura. Më së shumti raste me fatalitet janë regjistruar në sektorin e ndërtimtarisë. Nga Inspektorati i Punës thonë se këtë vit ka pasur edhe më shumë gjoba të shqiptuara për kompanitë që nuk janë kujdesur për sigurinë e punëtorëve. Ndërsa, nga Shoqata e Ndërtimtarëve fajësojnë institucionet për mungesë të inspektorëve.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, deklaroi për KosovaPress se mbetet shqetësuese numri i punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës. Sipas tij, ata mbesin të fokusuar të inspektojnë për respektimin e ligjit për siguri në punë.

“Vitin 2021 kemi nëntë vdekje, (raste) me fatalitet dhe këtë vit 14 vdekje që kanë ndodhur në tregun e punës dhe shumica e këtyre vdekjeve janë në sektorin e ndërtimit pasi që ky është një sektor i cili është në hov të madh dhe gjithashtu Inspektorati i Punës është më shumë i koncentruar që ta inspektojë apo ta mbikëqyrë Ligjin për siguri dhe shëndet në punë që prek këtë sektor”, theksoi Nikçi.

Sipas Nikçit, këtë vit është rritur edhe numri shqiptimit të gjobave për kompanitë të cilat kanë shkelur ligjin e punës dhe atë për siguri. Ai tha se më së shumti gjoba janë dhënë për sektorin e ndërtimit.

“Vitin 2021 në statistikat e Inspektoratit të Punës kemi 281 kompani të ndëshkuara me gjobë me masa ndëshkimore, ndërsa për vitin 2022 kemi 314 kompani të ndëshkuara me masë ndëshkimore, si pasojë e shkeljes së rregullave apo dispozitave ligjore, si Ligjit të punës dhe Ligjit për siguri dhe shëndet në punë dhe këto gjoba janë të shqiptuara kryesisht në sektorin e ndërtimit. Pra, nëse e krahasojmë me vitin e kaluar 2021 këtë vit kemi një rritje të numrit të shqiptuar të gjobave të masave ndëshkimore”, bën të ditur Nikçi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Nikçi deklaroi se me shtimin e inspektimeve dhe shqiptimin e masave ndëshkimore, bizneset po vetëdijesohen për rëndësinë e sigurisë dhe të shëndetit në punë.

ADVERTISEMENT

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve, Faton Hoxha ka adresuar kritika ndaj qeverisë, pasi sipas tij, nuk i ka mbajtur premtimet për shtimin e numrit të inspektorëve.

“Vit pas viti siguria në vendin e punës po ndryshon, njerëzit janë të prirur që të veprojnë sipas rregullave në fuqi, ne e kemi një rregullore… mirëpo kontrollet duhet të jenë të vazhdueshme dhe numri i vogël (i inspektorëve) që ka Inspektorati i Punës ndoshta ka bërë që në disa raste edhe të neglizhohen ato rregulla që janë në fuqi. Qeveria ka premtuar se do ta shtojë numrin e inspektorëve për të paktën 50, por nuk kam informacione të tilla që është shtuar. Rregullat nuk janë aq të vështira të zbatohen mirëpo duhet të ngrihet vetëdija edhe të punëmarrësit sepse në shumë raste ata vetë e neglizhojnë sigurinë në punë”, tha Hoxha për KosovaPress.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se pronarët e kompanive nuk i japin rëndësi sigurisë së punëtorëve. Ai për KosovaPress tha se edhe shteti duhet të jetë më i rreptë.

Azemi u shpreh se mungesa e sigurisë në punë është një nga arsyet kryesore pse punëtorët kërkojnë të gjejnë vende pune jashtë vendit.

“Sigurisë së punëtorëve në vendin e punës nuk i është kushtuar një rendësi e veçantë, pothuajse fare nuk merret me këtë çështje pronari i kompanisë, ndërkaq duhet të jetë mbikëqyrës edhe shteti, por edhe vetë punëtoret duhet të mendojnë për sigurinë dhe shëndetin e tyre në punë… Shteti dhe pronarët e kompanive nuk kanë bërë asgjë dhe realisht përpos pagës që është si mjet kryesor për ikjen e punëtorëve të sektorit privat nga Kosova, edhe siguria dhe shëndeti në punë është një pjesë pothuajse primare për ata të cilët ikin nga Kosova”, tha Azemi.

Shqetësuese mbetet edhe fakti se punëtorët në Kosovë, në numër të konsiderueshëm, punojnë pa sigurim shëndetësor dhe sigurim jetësor.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E dhimbshme: 56 vjeçari gjendet pa shenja jete në një fshat të Skenderajt

19/05/2026, 15:50

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në një fshat të Skenderajt, ndërsa policia ka nisur...

Një mërgimtar me emrin Naser Xhylani e krahason Daut Haradinajn me Radoiçiqin, e kërcënon publikisht me “kanun”(Video)

Një mërgimtar me emrin Naser Xhylani e krahason Daut Haradinajn me Radoiçiqin, e kërcënon publikisht me “kanun”(Video)

19/05/2026, 13:32

Mërgimtari Naser Xhylani, ka lëshuar deklarata të rënda dhe kërcënuese në drejtim të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut...

Operacion kundër pastrimit të parave në Zvicër: Sekuestrohet prona 12 milionëshe dhe një çantë me mbi një milion franga

Operacion kundër pastrimit të parave në Zvicër: Sekuestrohet prona 12 milionëshe dhe një çantë me mbi një milion franga

19/05/2026, 12:48

Gjatë bastisjeve në shtëpi të ndryshme në kantonet Aargau, Schwyz, Zug dhe Gjenevë të martën, më 5 maj 2026, Zyra...

Kosova ‘përparon’ në varfëri: Murati i gëzohet faktit që nga e fundit ka arritur në vendin e dytë në Evropë

Kosova ‘përparon’ në varfëri: Murati i gëzohet faktit që nga e fundit ka arritur në vendin e dytë në Evropë

18/05/2026, 13:41

Kosova është shpallur zyrtarisht “vend me progres të qëndrueshëm” në garën evropiane të varfërisë, pasi sipas interpretimit të ri të...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur

18/05/2026, 6:57

Aksident fatal në Dollc të Klinës, humb jetën një person. Një ngjarje e rëndë në trafik është regjistruar në orët...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E dhimbshme: 56 vjeçari gjendet pa shenja jete në një fshat të Skenderajt

19/05/2026, 15:50
Një mërgimtar me emrin Naser Xhylani e krahason Daut Haradinajn me Radoiçiqin, e kërcënon publikisht me “kanun”(Video)

Një mërgimtar me emrin Naser Xhylani e krahason Daut Haradinajn me Radoiçiqin, e kërcënon publikisht me “kanun”(Video)

19/05/2026, 13:32
Operacion kundër pastrimit të parave në Zvicër: Sekuestrohet prona 12 milionëshe dhe një çantë me mbi një milion franga

Operacion kundër pastrimit të parave në Zvicër: Sekuestrohet prona 12 milionëshe dhe një çantë me mbi një milion franga

19/05/2026, 12:48
Kosova ‘përparon’ në varfëri: Murati i gëzohet faktit që nga e fundit ka arritur në vendin e dytë në Evropë

Kosova ‘përparon’ në varfëri: Murati i gëzohet faktit që nga e fundit ka arritur në vendin e dytë në Evropë

18/05/2026, 13:41
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv