https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

26 vite nga vrasja e Besnik Restelices

26 vite nga vrasja e Besnik Restelices
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në familjen të njohur patriotike Restelica të Besianës u lind i biri i Muharremit e Xhezides, të cilët kishin gjashtë fëmijë: vajzat, Magbulen e Shpresën dhe djemtë Enverin, Besnikun, Bedriun dhe Fahriun. Besnikun e thërritnin me përkdhelie “Daluku”. Shkollën fillore “Shaban Shala” dhe të Shkollën e Mesme Teknike i kreu në Besianë. Ndërsa Fakultetin e Xehetari – Metalurgjisë e kreu në Mitrovicë. Rrugën patriotike e trashëgoi nga babai, Muharremi, i cili ishte pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968.
Veprimtarinë patriotike, Besniku e zhvilloi gjatë viteve 1989-1990, në demonstratat kundër okupatorit serb në Besianë, Prishtinë e Mitrovicë.
Gjatë studimeve në Mitrovicë, në vitin 1995 Besniku kishte rënë në kontakt me organizatorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me Asllan Selimin nga Açareva e Skënderajt. Në linjë të kësaj lidhjeje po qëndronte njëri prej organizatorëve të UÇK-së, Rexhep Selimi. Në këtë periudhë, veprimtarinë e tij atdhetare ai e zhvilloi në Zonën Operative të Drenicës, duke marrë pjesë në shumë aksione të zhvilluara në zonën e Drenicës kundër okupatorit serb. Mirëpo veprimtaria e Besnikut nuk i shpëtoi syrit të armikut dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ai ishte vënë nën përcjellje të vazhdueshme deri në ditën e arrestimit në shtëpinë e tij në Besianë, e cila edhe më vonë mbeti bazë e luftëtarëve të UÇK- së. Në kohën kur ishin krijuar kushtet që Besniku t’u bashkohej formacioneve të Zonës së Llapit, e udhëhequr nga komandanti Zahir Pajaziti, sigurimi shtetëror serb arrin ta arrestojë Besnikun, më 30 janar të vitit 1997. Natën e arrestimit, në shtëpinë e Besnikut kishte qëndruar mysafir shoku i tij, Sylejman Jashari, i cili po ashtu u arrestua nga policia serbe. Të arrestuarit u dërguan në Burgun e Prishtinës. Në hetuesi,, për 25 ditë me radhë, Besniku iu nënshtrua torturave shtazarake. Vetëm një ditë pas këtij arrestimi, në Pestovë të Vushtrrisë, në pritën e policisë kriminale serbe ranë Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. Me arrestimin e Besnikut, UÇK – së iu shkëput një hallkë shumë e rëndësishme organizative dhe nga gjiri i saj u nda njëri ndër bijtë më të devotshëm. Dhuna mizore e ushtruar mbi trupin e Besnikut arriti t’ia marrë jetën, por jo ta thyejë. Qëndresa e tij i tmerroi kriminelët serbë dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët nuk arritën ta nxjerrin asnjë fjalë dhe sekret nga goja e tij.
Vrasja e Besnikut në hetuesinë e burgut të Prishtinës, më 23 shkurt të vitit 1997 u përballua me stoicizëm nga prindërit dhe tërë familja e tij, por ajo e rriti në kulm urrejtjen dhe pezmin e të gjithë shqiptarëve kudo në Kosovë. Me 24 shkurt 1997, në varrezat e Besianës u varros trupi i dëshmorit Besnik Restelica. Për meritat e tij, Besniku shpallet dëshmor i kombit. Rruga e lagjes ku u lind dhe kaloi fëmijërinë Besniku tani mban emrin e tij. Pas përfundimit të luftës, familja e Besnik Restelicës është nderuar me mirënjohje nga Universiteti i Prishtinës, nga SHFD në Besianë, SHP i UÇK-së etj.

Post Views: 408

Poste të ngjashme

Tre shtetas të huaj arratisen nga qendra për të huaj në Vranidoll

Tre shtetas të huaj arratisen nga qendra për të huaj në Vranidoll

18/09/2025, 9:01

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre shtetas të huaj janë arratisur nga Qendra e Mbajtjes së Emigrantëve në Vranidoll...

Jahjaga takon presidentin Obama: Kosova s’do të ketë aleat më të madh se ShBA-në

Jahjaga takon presidentin Obama: Kosova s’do të ketë aleat më të madh se ShBA-në

18/09/2025, 8:50

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka njoftuar se e ka takuar ish-presidentin amerikan Barack Obama. Në një postim në Facebook,...

Neser inaugurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

Neser inaugurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

18/09/2025, 8:11

Ju njoftojmë se të premten më 19 shtator 2025 bëhet përurimi i shtatores së heroit të kombit Afrim Zhitia dhe...

Suspendimi i katër zyrtarëve policorë, Shala: Masë nga një presion politik

Suspendimi i katër zyrtarëve policorë, Shala: Masë nga një presion politik

18/09/2025, 7:56

Të martën është raportuar se janë suspenduar katër policë të Njësisë Speciale, pikërisht të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSH-së),...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Diell e vranësira sot, temperaturat arrijnë në 27°C

18/09/2025, 6:55

Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat...

Lajmi i fundit

Sot përurohet shtatorja e heroit të kombit, Afrim Zhitia

Sot përurohet shtatorja e heroit të kombit, Afrim Zhitia

19/09/2025, 6:26
Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

KEDS tregon se në cilat qytete do të ketë ndërprerje të rrymës sot

19/09/2025, 6:23
Memli Krasniqi: Më 12 tetor e heqim balotazhin nga tradita e Drenasit

Memli Krasniqi: Më 12 tetor e heqim balotazhin nga tradita e Drenasit

18/09/2025, 19:59
Presidentja tejkalon pakënaqësitë, zotohet për zbatim të marrëveshjes me Serbinë

Osmani udhëton javën e ardhshme në SHBA

18/09/2025, 18:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv