Ngjarja e ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të shtunës në Kamëz, ku një 27-vjeçare u raportua e vdekur pasi u rrëzua nga kati i katërt i banesës ku jetonte, nuk është aksidentale.
Në këtë përfundim kanë arritur hetuesit, të cilët kanë zbardhur ngjarjen dhe kanë arrestuar një 39-vjeçar, nën akuzën se me veprimet e tij ka shtyrë të renë drejt vetëvrasjes.
Sipas policisë 27-vjeçarja me inicialet S. A., e cila ndërroi jetë në spital, është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës në rrugën “Teuta”, pasi shtetasi Arjan Çoku i ka publikuar një foto intime.







