Tetë anëtarë të një familjeje, përfshirë pesë fëmijë, u gjetën të vdekur të mërkurën nga të shtënat me armë zjarri.
Policia u thirr për të kontrolluar familjen, e cila nuk kishte dhënë shenja për disa kohë, sipas Reuters.
Tetë trupa, tre të rritur dhe pesë fëmijë u gjetën atje, tha zëdhënësi i policisë Rob Dotson.
Enoch City, me një popullsi prej rreth 8,000 banorësh, ndodhet në Utah, rreth 400 km në jug të Salt Lake City. /abcnews.al/






