Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të fotografimit dhe incizime të tjera të paautorizuara dhe ngacmim, në Mitrovicë.
Një qytetar ka raportuar të hënën në Polici se tash e një kohë sa herë që del nga shtëpia e tij, fotografohet nga fqinji i cili atë veprim e bën edhe ndaj gruas dhe fëmijëve të ankuesit.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, të cilit i është sekuestruar një telefon celular dhe një bllok me shënime. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./21Media