https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Zelensky: Rusia ka shkatërruar 30 për qind të stacioneve energjetike brenda një jave

Zelensky: Rusia ka shkatërruar 30 për qind të stacioneve energjetike brenda një jave
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se forcat ruse kanë “shkatërruar” një të tretën e stacioneve ukrainase të energjisë, përmes sulmeve të vazhdueshme që kanë shënjestruar infrastrukturën e energjisë dhe kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të rrymës.

“Prej 10 tetorit, 30 për qind e stacioneve ukrainase të energjisë janë shkatërruar, duke shkaktuar ndërprerje në gjithë shtetin”, ka thënë Zelensky në Twitter.

Ai ka shtuar se “nuk ka mbetur vend për negociata me regjimin e (presidentit rus, Vladimir) Putinit”.

Disa rajone të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kievin, janë përballur me probleme të energjisë, pas valës së re të sulmeve që kanë goditur objektet e energjisë më 18 tetor.

Në Kiev, operatori i energjisë, DTEK, ka thënë se ka pasur “ndërprerje” të energjisë dhe ujit për banorët e bregut të majtë të kryeqytetit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Inxhinierët janë duke kryer hetime dhe janë duke bërë gjithë përpjekjet e nevojshme për të rikthyer energjinë e banorëve”, ka thënë kompania përmes një postimi në Facebook.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, u ka bërë thirrje banorëve që të ruajnë rrymën “sa më shumë që është e mundshme” për të shmangur përdorimin e pajisjeve që kërkojnë konsum të madh.

Disa pjesë të rajonit Zhitomir, në perëndim të Kievit, kanë mbetur po ashtu pa rrymë, si pasojë e sulmeve, ka thënë guvernatori, Vitaliy Bunechko.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. (Rel)

Poste të ngjashme

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

10/09/2026, 18:40

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot ka pritur në takim disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia. Gjatë këtij takimi...

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

10/09/2026, 15:47

  Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen “Marshit për...

Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

10/09/2026, 12:45

Ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare i riu Ron Abdullahu. Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të...

Llapjani Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i parë i Gjykatës Administrative

Llapjani Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i parë i Gjykatës Administrative

10/09/2026, 9:05

    Llapjani Kreshnik Kaçiu, me prejardhje nga Lupçi i Poshtëm i Podujevës, është emëruar kryetar i Gjykatës Administrative të...

Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

10/09/2026, 8:40

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur gjyqtarin Kreshnik Kaçiu kryetar të Gjykatës Administrative. Kaçiu ishte kandidati më i vlerësuar nga...

Lajmi i fundit

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

10/09/2026, 18:40
“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

10/09/2026, 15:47
Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

10/09/2026, 12:45
Llapjani Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i parë i Gjykatës Administrative

Llapjani Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i parë i Gjykatës Administrative

10/09/2026, 9:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv