https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ankohet Petkoviq: Vendimi i Kurtit për targat është i paligjshëm dhe i dhunshëm

Ankohet Petkoviq: Vendimi i Kurtit për targat është i paligjshëm dhe i dhunshëm

Nesër, më 1 nëntor pritet që të hyjnë në fuqi masat e reja për targat, të propozuara të premten nga Qeveria e Kosovës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Bëhet fjalë për vendimin e ri të qeverisë, për shkallëzim të zbatimit të vendimit për targat e veturave të serbëve të Kosovës.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se ky vendim nuk është legjitim dhe se sipas tij nuk është në përputhje me marrëveshjet që janë bërë.

Ai thotë se duhet të reagojë edhe bashkësia ndërkombëtare, raporton Kosovo-Online.

“Kemi parë njoftime edhe nga Uashingtoni edhe nga Brukseli, por duhet të shohim veprime konkrete”, thekson Petkoviq.

Tutje Petkoviq thotë se vendimi i Albin Kurtit për riregjistrim është i paligjshëm dhe i dhunshëm.

ADVERTISEMENT

“Kjo nënkupton që serbët që kanë targa KM tani duhet të riregjistrojnë veturat e tyre me të ashtuquajturat targa RKS. Kjo është absolutisht në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet që kemi negociuar në vitin 2011 dhe 2016″, thotë Petkoviq.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai ka theksuar se serbët në Kosovë, në radhë të parë në veri, nuk duan targa të tjera.

“Këto janë targa të lëshuara nga Republika e Serbisë, ata nuk duan targa të tjera sepse Kurti, por edhe ata që mbështesin të ashtuquajturën Kosovë të pavarur duhet të kuptojnë se serbët në Kosovë ndjehen si qytetarë të Republikës së Serbisë dhe jo dikush ka të drejtë t’i anulojë targat tona serbe, sepse në fakt është qëllimi dhe plani i vërtetë i Albin Kurtit për ta shtyrë ekzistencën e shtetit të Serbisë jashtë territorit të Kosovës dhe qëllimi përfundimtar është dëbimi i popullit tonë”, ka theksuar Petkoviq. /Klankosova

Poste të ngjashme

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42

Janë suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët që u rrahën më 26 janar  në...

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57

Gëzim Plakolli, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të...

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë që të nis mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për numërimin e...

Lajmi i fundit

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42
Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57
Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv