https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Konvertimi i targave ilegale në RKS, MPB jep detaje për procedurat e regjistrimit

Konvertimi i targave ilegale në RKS, MPB jep detaje për procedurat e regjistrimit

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalur me një njoftim për qytetarët, lidhur me afatin e konvertimit të targave.

MPB ka parashtruar afatet e parapara për konvertim, deri më 21 prill 2023, teksa ka prezantuar edhe procesin e shkallëzuar që është vendosur në mbledhjen e fundit të Qeverisë.

“Të nderuar qytetarë, ju do të keni mundësi të përfitoni nga lehtësirat për regjistrim të mjeteve nga targa ilegale në targa RKS deri me datë 31 mars 2023 duke përfshirë: taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit. Mjetet tuaja motorike mund t’i regjistroni në cilëndo qendër të regjistrimit, pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit që kanë” thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ky është njoftimi i plotë:

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Të nderuar qytetarë,

Në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve do të vazhdojë regjistrimi i mjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022.

Qeveria e Republikës së Kosovës, me datë 28.10.2022 ka marrë Vendimin Nr.05/103 me të cilin ka vendosur që procesi i regjistrimit të këtyre mjeteve në targa RKS të bëhet i shkallëzuar në faza, deri në përmbylljen e këtij procesi legal dhe legjitim me datë 21 prill 2023.

Të nderuar qytetarë, ju do të keni mundësi të përfitoni nga lehtësirat për regjistrim të mjeteve nga targa ilegale në targa RKS deri me datë 31 mars 2023 duke përfshirë: taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit. Mjetet tuaja motorike mund t’i regjistroni në cilëndo qendër të regjistrimit, pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit që kanë.

Me vendimin e ri, nga data 1 Nëntor 2022, të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale, do të shqiptohet masa e qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.

Nga data 21 Nëntor deri me datë 21 Janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” “DA” apo “ĐA”, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi, në lartësi prej 150 euro.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Nga data 21 Janar 2023, pronarët e mjeteve me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, për të hyrë dhe qarkulluar në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të pajisen me targa provuese duke e pasur të drejtën e regjistrimit me targa RKS me lehtësirat e parapara.

ADVERTISEMENT

Nga data 31 mars deri me datë 21 prill 2023, do të mundësohet regjistrimi i mjeteve me “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” në targa RKS, por të  njëjtat nuk do të mund të shfrytëzojnë lehtësirat e ofruara deri me këtë datë.

Pas datës 21 prill 2023, nuk do të lejohet hyrja apo qarkullimi i mjeteve motorike që posedojnë targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA”  brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Duam të sigurojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se ky proces ka për synim  ligjshmërinë në shtetin tonë, rritjen e sigurisë në trafik dhe nuk është i drejtuar ndaj asnjë etnie të caktuar.

Ftojmë të gjithë qytetarët tanë, të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA”, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe bashkërisht të përfundojmë me sukses këtë proces.

Për çfarëdo informacioni shtesë, lusim qytetarët që të na drejtohen me pyetje në Zip-Mpb@rks-gov.net si dhe në numrin e telefonit 0800 GO-RKS (0800 46 757).

Poste të ngjashme

Deputeti i LDK-së: Studentët ende s’i kanë marrë 100 euro, dalin pak ditë para balotazhit

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

16/02/2026, 18:56

Deputeti i Vetëvendosjes, Fatos Geci ka reaguar pasi Kuvendi ka miratuar në parim buxhetin për vitin 2026. Ai ka bërë...

Të arriturat e shëndetësisë në Podujevë në pikëpamjen qytetare

Pacienti sulmon fizikisht doktorin, përfundon në pranga

15/02/2026, 9:27

Një doktor është sulmuar fizikisht nga pacienti në Drenas. Policia njofton se i dyshuari ka përfunduar në mbajtje, raporton IndeksOnline....

Sekuestrohen 10 kg drogë dhe 2 armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari

3-vjeçarja vdiq në QKUK pas operimit, nisin hetimet

14/02/2026, 23:01

Një tre-vjeçare ka ndërruar jetë pas nënshtrimit të një operimi në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, javën e kaluar. Prindërit...

Sekuestrohen 10 kg drogë dhe 2 armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Sekuestrohen 10 kg drogë dhe 2 armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari

14/02/2026, 19:18

Oficerët e Karabinierëve nga Njësia Operacionale dhe Radiomobile e Raguzë arrestuan në flagrancë një 28-vjeçar shqiptar, të dyshuar për posedim...

Babai me dy djemtë e bëjnë për spital dhëndrin në Malësi të Madhe

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona

14/02/2026, 8:35

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe,...

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK-së: Studentët ende s’i kanë marrë 100 euro, dalin pak ditë para balotazhit

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

16/02/2026, 18:56
Të arriturat e shëndetësisë në Podujevë në pikëpamjen qytetare

Pacienti sulmon fizikisht doktorin, përfundon në pranga

15/02/2026, 9:27
Sekuestrohen 10 kg drogë dhe 2 armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari

3-vjeçarja vdiq në QKUK pas operimit, nisin hetimet

14/02/2026, 23:01
Sekuestrohen 10 kg drogë dhe 2 armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Sekuestrohen 10 kg drogë dhe 2 armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari

14/02/2026, 19:18
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv