https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Zogaj rrëfen takimin e fundit me Zahir Pajazitin para se të vritej: Ndryshe do të ishte Kosova me të

Zogaj rrëfen takimin e fundit me Zahir Pajazitin para se të vritej: Ndryshe do të ishte Kosova me të

Hero i kombit Zahir Pajaziti këtë 1 nëntor do të mbushte 60 vjet. Por njëri ndër nga komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në janar të këtij bëri 25 vjet prej kur u vra nga forcat serbe.

Ish-bashkëluftëtari i tij Bislim Zogaj për Ekonomia Online, Zahir Pajazitin e përshkruan si trim, të guximshëm e të përpiktë.

Madje thotë se emri i tij ka arritur deri në atë nivel sa ishte krijuar si fantazmë, si një njeri i paarritshëm i pakapshëm, duke shtuar se po të ishte Zahiri gjallë Kosova do të ishte më mirë.

Zogaj ka rrëfyer në detaje takimin e fundit me të, duke sqaruar se e kishte njohur rreth një vit e gjysmë para se të vritej.

Sipas tij, i gjithë komunikimi në atë kohë bëhet me kode. Madje edhe kur e kishin lënë të takoheshin, arsyeja ishte se do të priste një vajzë për çështje dashurie.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Në takimin disa minutash në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, kishin folur për arrestimin e Nait Hasanit dhe hapat si duhet të veprohej më pas nga Shtabi Operativ i UÇK-së.

Pasi e kishin lënë që të takohen sërish ishin ndarë të dy në rrugë të ndryshme, ku më pas Zogaj ishte arrestuar kurse Zahirin bashkë edhe me Hakif Zejnullahun e Edmon Hoxhën u kishin dal në pritë forcat serbe dhe pas dyluftimeve ishin vrarë që të tre.

“Me Zahir Pjajzitin kemi qenë pjesë e Shtabit Operativ të UÇK-së, me Zahirin jam njohur një vit e gjysmë para se të vritet ai. Arsyeja e takimit atë ditë ka qenë sepse tri ditë më herët ishte arrestuar Nait Hasani, i cili ishte pjesë e Shtabit Operativ. Pas arrestimit të tij do të duhej të ndryshohej strategjia e funksionimit të shtabit operativ sepse deri në atë kohë ne mbledhje i mbanim ne Prishtinë në dy objekte”.

“Kur është arrestuar Naiti, plaku ka ardhur dhe na ka njoftuar se ai është arrestuar dhe duhet të ndryshohej format e veprimit. Pas takimit me 30 janar në shtëpinë e plakut unë është dashur ta njoftojë Zahirin dhe Rexhep Selimin. Numrin e telefonit të Zahirit nuk e kisha, e kam marr nga Sokol Bashota, të cilin atëherë e thërrisnim me emrin Mustafa e Zahirin me emrin Ismeti. Jemi marr vesh që ta thërras në telefon ditën e nesërme për të kërkuar nga Zahiri që ta dalim kinse në një takim në Malishevë në ora 12:00 ditën e hënë dhe si metaforë që do të takohet me një vajzë çështje dashurie”.

“Mesë telefonatës e kemi lënë me Zahirin që të takohemi pasdite në Stacioni e Autobusëve në Prishtinë në ora 16:00. Kur kam shkuar në ora 16:00 në Stacion, jam takuar me Zahirin brenda Stacionit të Autobusëve, Zahiri më ka dhënë shenjë me kokë që të dalim prapa Stacioni të Autobusëve. Kemi dal prapa kemi biseduar, i kam treguar se Naiti ai e ka njohur i Abazi se është arrestuar dhe shokët janë të interesuar që të takohemi në Malishevë që të bisedojmë për strategjinë se si duhet të veprojmë”.

“Edhe jemi ndarë unë në drejtim të spitalit për me shkuar me vizituar Naitin dhe Zahiri ka shkuar nga ura, e kanë qenë duke e pritur Hakif Zejnullahu dhe Edmon Hoxha dhe po sa kam dalë në rrugën kryesore jam arrestuar dhe siç dhe Zahirin e kanë pritur në pritë, në Pestovë dhe pas dyluftimeve kanë mbete të vrarë këtë luftëtarë”.

“Zahiri ka qenë ndër personalitete më të veçanta duke filluar nga serioziteti, guximi organizimi dhe përpikëria, ai nuk ka ditur çka është frika. Fytyra e Zahirit ka paraqitur shumë seriozitet dhe ashpërsi. Emri i tij ka arritur deri në atë nivel sa ishte krijuar si fantazmë, aksionet e t’i të suksesshme kishin bërë që ai të njihej si fantazmë apo si një njeri i pa arritshëm i pa kapshëm”.

“Unë jetoj me figurën e tij, në çdo përvjetor ne themi që po të ishte Zahiri a do të ishte Kosova më mirë. Që besoj që do të ishte sepse gatishmëria e tij për tu sakrifikuar dhe për të bërë më të mirën për qytetarët e Kosovës besoj që do të kontribuonte që sadopak edhe Kosova do të ishte ma mirë”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor 1962 në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës dhe ra dëshmorë më 31 Janar 1997 në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, pasi ra në një pritë të organizuar nga forcat serbe.

Ai njihet si Pushka e Parë e Lirisë, ndërkaq pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Post Views: 560

Poste të ngjashme

Arrestohen dy persona për grabitje në Novosellë të Pejës, prokurori i liron pas intervistimit

Bastisje në Podujevë: I dyshuari arrin të largohet, Policia gjen armë, municion e drogë

18/10/2025, 8:56

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një shtëpi të një të dyshuari në Podujevë gjatë ditës së premte. Sipas...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja derisa po shëtiste me karrocën e tij, vdes një burrë në Podujevë

18/10/2025, 8:30

Policia ka njoftuar se një burrë ka vdekur derisa po shëtiste me karrocën e tij në fshatin Penuhë të Podujevë....

Shpejtim Bulliqi thotë se një koalicion LVV-LDK për Qeveri do të ishte i qëndrueshëm

Shpejtim Bulliqi thotë se një koalicion LVV-LDK për Qeveri do të ishte i qëndrueshëm

17/10/2025, 22:06

Kreu i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në një intervistë për kallxo.com, ka folur rreth mundësisë për një koalicion mes...

Luana Vjollca i bashkohet protestës në Tiranë

Luana Vjollca i bashkohet protestës në Tiranë

17/10/2025, 18:34

Luana Vjollca ka qenë në mesin e mijërave shqiptarëve, që sot në qendër të Tiranës protestuan për lirimin e ish-krerëve...

Veteranët e UÇK-së i dhurojnë Edi Ramës portret dhe pllakatë mirënjohjeje për mbështetjen ndaj protestës

Veteranët e UÇK-së i dhurojnë Edi Ramës portret dhe pllakatë mirënjohjeje për mbështetjen ndaj protestës

17/10/2025, 18:12

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë dhuruar dy simbole mirënjohjeje kryeministrit Edi Rama, në shenjë falënderimi për mbështetjen...

Lajmi i fundit

Arrestohen dy persona për grabitje në Novosellë të Pejës, prokurori i liron pas intervistimit

Bastisje në Podujevë: I dyshuari arrin të largohet, Policia gjen armë, municion e drogë

18/10/2025, 8:56
Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja derisa po shëtiste me karrocën e tij, vdes një burrë në Podujevë

18/10/2025, 8:30
Shpejtim Bulliqi thotë se një koalicion LVV-LDK për Qeveri do të ishte i qëndrueshëm

Shpejtim Bulliqi thotë se një koalicion LVV-LDK për Qeveri do të ishte i qëndrueshëm

17/10/2025, 22:06
Luana Vjollca i bashkohet protestës në Tiranë

Luana Vjollca i bashkohet protestës në Tiranë

17/10/2025, 18:34
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv