https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: Opsionet që prezantohen lidhur me dialogun janë avancim

Eksperti amerikan: Kurti ka vënë krenarinë përpara interesit kombëtar
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti pas përfundimit të Procesit të Berlinit ka thënë se opsionet që po prezantohen në mënyrë të intensifikuar lidhur me dialogun Kosovë – Serbi, janë avancim.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kryeministri Albin Kurti pas përfundimit të Procesit të Berlinit ka thënë se opsionet që po prezantohen në mënyrë të intensifikuar lidhur me dialogun Kosovë – Serbi, janë avancim.

ADVERTISEMENT

Kurti ka thënë se janë në rrugën e duhur për ta diskutuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai ka thënë se momenti i ndryshimit ka qenë takimi i 18 gushtit në Bruksel.

“Meqenëse bëhet fjalë për koncepte e nocione universale, siç janë integriteti territorial, sovraniteti e barazia, unë besoj që është shumë e mirë për marrëveshjen përfundimtare për dialogun. Marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e obligueshme dhe duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër. Unë besoj që ka një lëvizje të duhur nga të ashtuquajturat marrëveshje për zgjidhjen e problemeve të posaçme që shndërrohen në solucione sui generis, te një marrëveshje që është e bazuar në vlerat dhe integrimet evropiane”, ka thënë ai.

Sipas tij, të gjitha propozimet që bazohen në vlera evropiane dhe demokratike, do ta kenë mirëkuptimin dhe angazhimin e tij konkret.

“Ne jemi në shtegun e duhur dhe bazën e mirë, por ka shumë punë që të flitet për ndonjë përmbajtje përfundimtare”, ka thënë ai. “Nuk e di pse nuk ka ardhur (presidenti serb Aleksandar v.j.) Vuçiqi në këtë takim, edhe nuk është që na mungoi fort, ndoshta ndokujt po, por jo mua”.

Kurti ka thënë se arsyeja e mungesës së Vuçiqit mund të jetë pushtimi rus i Ukrainës dhe se presidenti serb do të mbetej i vetmuar, pasi të gjithë në Samit dënuan agresionin rus.

“Siç ka vepruar jo rrallë herë, ai ka sakrifikuar dikë tjetër”, tha Kurti, duke aloduar se Serbinë në Samit e përfaqësoi kryeministrja Ana Bërnabiq.

Ai ka thënë se kanë diskutuar shumë tema në Procesin e Berlinit, por tri marrëveshje janë nënshkruar për të cilat ka thënë se ka dy vjet që i negociojnë.

Kurti ka thënë se kancelari Olaf Scholz është angazhuar shumë tri javët e fundit për këto marrëveshje. Ai ka sqaruar se marrëveshjet e nënshkruara do të ratifikohen nëpër parlamentet e secilit vend.

“Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë. Kjo tregon vëmendjen e shtuar dhe vëzhgimin e vazhdueshëm që ka BE-ja për vendet e Ballkanit Perëndimor. Neve na ngelet të bëjmë më shumë reforma për marrëveshje për liri të tregut. Kosova ashtu siç është zotuar gjatë këtij viti do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

I pyetur për “Ballkanin e Hapur” Kurti ka thënë se nuk nevojiten alternativa tjera drejt Brukselit përveç Procesit të Berlinit.

Ai ka thënë se të gjithë kanë nevojë për Ballkan Demokratik e Evropian.

Poste të ngjashme

Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh

Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh

28/07/2026, 17:42

Një zjarr i madh ka shkatërruar një fermë blegtorie në Patos, me dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në bagëti....

Gjesti dhe Dhurata publikojnë duetin e parë

Gjesti dhe Dhurata publikojnë duetin e parë

28/07/2026, 17:32

Gjesti dhe Dhurata Dora kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë. “Gasolina” titullohet kënga ritmike, që për publikun u soll...

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

28/07/2026, 17:21

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar para mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së. Përmes një postimi në Facebook,...

Vdekja e të riut pas rrëzimit të kranit në Prishtinë, flasin nga QKUK

Vdekja e të riut pas rrëzimit të kranit në Prishtinë, flasin nga QKUK

28/07/2026, 17:17

Pavarësish përpjekjeve të stafit të QKUK-së, ka vdekur njëri nga personat e lënduar nga rrëzimi i kranit në Prishtinë. Lajmin...

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Antidroga godet sërish – 22-vjeçari kapet me marihuanë

28/07/2026, 9:23

Aksionet e Policisë kundër narkotikëve po vazhdojnë në Gjakovë. Brenda një periudhe të shkurtër, hetuesit e antidrogës kanë proceduar edhe...

Lajmi i fundit

Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh

Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh

28/07/2026, 17:42
Gjesti dhe Dhurata publikojnë duetin e parë

Gjesti dhe Dhurata publikojnë duetin e parë

28/07/2026, 17:32
Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

28/07/2026, 17:21
Vdekja e të riut pas rrëzimit të kranit në Prishtinë, flasin nga QKUK

Vdekja e të riut pas rrëzimit të kranit në Prishtinë, flasin nga QKUK

28/07/2026, 17:17
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv