https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kokaina në Durrës/ Policia: Shpallet në kërkim presidenti i “Banaking”. Në pranga administratori dhe punonjësit e skanerit (Emrat)

Kokaina në Durrës/ Policia: Shpallet në kërkim presidenti i “Banaking”. Në pranga administratori dhe punonjësit e skanerit (Emrat)
ADVERTISEMENT

jës të skanerit në Portin e Durrësit dhe administrator I kompanisë së bananeve.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

U arrestuan shtetasit Petrit Demishaj, Alban Naziraj, Artur Sevdaraj, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Falsifikim kompjuterik”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

U shpall në kërkim shtetasi Trifon Murataj.

 

Port, Durrës – Vijon operacioni policor i koduar “Again”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Operacioni u zhvillua nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Port Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Vihet në pranga administratori i kompanisë që priste ngarkesën me banane, brenda së cilës Policia gjeti 33.5 kilogramë kokainë.

Shpallet në kërkim presidenti i kësaj kompanie.

Në pranga edhe 2 punonjës të skanerit, në Portin e Durrësit.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për zbardhjen e rastit të trafikimit të 33.5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Again”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

A. N., 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”;

A. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. M., 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Arrestimi i 3 shtetasve dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontenier me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxorri të pastër ngarkesën me banane.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Post Views: 294

Poste të ngjashme

“Makina ra nga 200 metra lartësi”- Si ndodhi aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë

“Makina ra nga 200 metra lartësi”- Si ndodhi aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë

02/04/2024, 8:41

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë me 8 viktima që ndodhi në orët e para...

Aksidenti me tetë të vdekur në Shqipëri, policia: Dyshohet se ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin

Aksidenti me tetë të vdekur në Shqipëri, policia: Dyshohet se ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin

02/04/2024, 7:47

Tetë persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, në rrugën...

Ndodh mrekullia në Durrës, 3-vjeçarja ra nga kati i 7 i pallatit dhe është jashtë rrezikut për jetën(Video)

Ndodh mrekullia në Durrës, 3-vjeçarja ra nga kati i 7 i pallatit dhe është jashtë rrezikut për jetën(Video)

06/03/2024, 12:37

Ndodh mrekullia! E mitura 3-vjeçare që ra mbrëmjen e djeshme nga kati i 7 i banesës është jashtë rrezikut për...

Sherr për pronën mes dy vëllezërve, godasin njëri-tjetrin me sëpatë

Sherr për pronën mes dy vëllezërve, godasin njëri-tjetrin me sëpatë

06/03/2024, 9:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ccukas të Fier-Sheganit. Mësohet se dy vëllezër kanë përfunduar në spital, pasi janë...

Sigurohet dosja e vrasjes në Durrës/ Si u zbulua se ekzekutori ishte djali i madh e jo vajza

Sigurohet dosja e vrasjes në Durrës/ Si u zbulua se ekzekutori ishte djali i madh e jo vajza

24/02/2024, 16:30

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dëshmia e Hysen Metës, djalit që shkrepi armën drejt babait rreth dy...

Lajmi i fundit

Fundjavë e ngrohtë dhe me diell

Parashikimi i motit për të dielën, 29.06.2025

28/06/2025, 20:12
Kurti deklaron pasurinë: Vazhdon ta mbajë banesën 67 metërshe, 1 mijë e 551 euro në bankë

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

28/06/2025, 19:46
Syla: PDK ka behane, por vështirë të mendohet Kosova pa të

Valon Syla dyshohet se e rrahu bashkëjetuesen, ja çka postonte ajo pak orë përpara ngjarjes

28/06/2025, 18:47
Rreth dy javë pa ujë – Familjet në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Podujevë kërkojnë zgjidhje urgjente

Rreth dy javë pa ujë – Familjet në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Podujevë kërkojnë zgjidhje urgjente

28/06/2025, 18:41
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv