https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti përplaset me gazetarët serbë: S’ka në Kosovë “komuna serbe”, ka komuna me shumicë të popullatës serbe

Kurti përplaset me gazetarët serbë: S’ka në Kosovë “komuna serbe”, ka komuna me shumicë të popullatës serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme është përplasur me gazetarët serbë rreth çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kurti i pyetur rreth Asociacionit, u ka thënë atyre se “nuk bëhet fjalë për ndonjë bashkim të komunave serbe, por për bashkim të komunave me shumicë të popullatës serbe”.

“Pikë së pari nuk ka në Kosovë komuna serbe. Nuk ka as “komuna shqiptare”, as “komuna serbe”. Ka komuna me shumicë të popullsisë shqiptare, dhe shumica e komunave janë të tilla, por ka edhe komuna me popullsinë serbe shumicë. Por nuk ka “komuna serbe”. Nuk ka të tilla. Komunat u takojnë qytetarëve. Nuk ka komuna sipas përkatësisë kombëtare. A e shihni, idetë i keni të gabuara”, ka thënë Kurti derisa është ndërprerë disa herë nga gazetarët e Tanjug dhe Tv Prva.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Për Kurtin, argumenti është se, siç thekson ai, “Serbia nuk mund të kërkojë diçka që nuk është e gatshme ta bëjë në shtëpi të saj”, duke thënë se a do të ishte e gatshme Serbia të krijojë bashkësi të komunave me shumicë hungareze, rumune, apo edhe shqiptare në Luginë”.

“E dyta, është shumë e rëndësishme ta dini se ajo marrëveshje, prej 10 vitesh nuk ka e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Dhe unë zotohem për marrëdhënie të mira të ndërsjella me Serbinë që do të bazohen në reciprocitet. Nuk mund të kërkosh diçka te tjetri nëse nuk je në gjendje ta zbatosh atë si parim marrëdhëniesh. Pra edhe në Serbi ekzistojnë bashkësi të tilla. A është Serbia e gatshme të ketë bashkësi të komunave me shumicë hungareze, rumune boshnjake apo myslimane në Sanxhak, e Shqiptare në Luginë të Preshevës? Nuk mund ta kërkosh te tjetri atë që ti nuk je në gjendje ta bësh në shtëpinë tënde”, është shprehur Kurti.

ADVERTISEMENT

Poste të ngjashme

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet sot në...

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Donika Gërvalla-Schwarz si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj...

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05

  Ka nisur shpërndarja e mëshqerrave për fermerët përfitues në Komunën e Podujevës, në kuadër të projektit “Përkrahje me mëshqerra”....

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00

Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë të hotelit “Berati” në fshatin Sllatinë e Madhe, në komunën...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52

Një rast i rëndë i sulmit seksual është raportuar në një shkollë të mesme të ulët në Ferizaj, ku viktimë...

Lajmi i fundit

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50
Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20
Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv