https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti serbëve të Kosovës: S’jam kryeministër kundër jush, Beogradi është kundër meje

Kurti serbëve të Kosovës: S’jam kryeministër kundër jush, Beogradi është kundër meje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka folur për masën e qortimit për moskonvertimin e targave në RKS, duke bërë të ditur se deri më tani numri i përgjithshëm i qortimeve është 843.

Ai tha se deri tani nuk ka pasur asnjë incident dhe nuk është regjistruar asnjë ankesë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Nga 1 nëntori ka filluar dhënia e qortimeve apo vërejtjeve ndaj ngasësve të veturave që bartin tabela ilegale në territorin e Kosovës, trashëgimi ato e regjimit të Milosheviqit. Deri më sot, numri i qortimeve të dhëna është gjithsej 843. Nuk ka pasur asnjë incident dhe nuk është regjistruar asnjë ankesë. Kështu do të vazhdojmë për tri javë, pra deri më 21 nëntor, atëherë kur fillojnë gjobat ashtu siç parashihet me ligj.  Ndërkohë, qytetarët me tabela ilegale KM, PR etj. do të mund t’i konvertojnë ato në legale RKS me lehtësime të mëdha tatimore”, tha ai.

Ai tha se përfaqësues të Listës Serbe para një jave kanë thënë që do të organizojnë rezistencë të ashpër kundër gjobave, mirëpo sipas tij nuk e pritën 21 nëntorin, përcjell Klankosova.tv.

“Beogradi nisi kërcënimet dhe përgatitjet për destabilizimin e Kosovës. Prandaj, diçka tjetër është në pyetje.Është e qartë se për çfarë bëhet fjalë: presidenti i Serbisë ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët dhe evropianët; ai shumë shpesh takon dhe koordinohet me ambasadorin rus në Beograd. Serbia duke mos qenë vend demokratik po bëhet vegël e Kremlinit. Po ashtu, duket që ish zëdhënësi i partisë së Milosheviqit, tash ministër i jashtëm i Serbisë, është më i pushtetshëm sesa ish ministri i informatave të Milosheviqit, tash presidenti i Serbisë. Kjo është betejë personale e tyre për pushtet, as për qytetarët dhe as për shtet”.

“Me marrëveshjen e Kumanovës të 9 qershorit 1999, Serbia ka kapitulluar dhe i ka thënë lamtumirë Kosovës. Nuk ka nevojë të humbim kohë e të vazhdojmë të vonohemi edhe në vitin 2022. Duke e përkrahur Milosheviqin dhe Sheshelin para çerek shekulli e keni lënë Kosovën. Duke e përkrahur Putinin e Lavrovin sot, po e lini Evropën”, ka shkruar ai.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kurti i ka ftuar qytetarët serbë në Kosovë që ta ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë.

“I ftoj të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, që ta ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë. Unë nuk jam kryeministër kundër juve, por Beogradi është kundër meje. Unë jam kryeministër që do t’ju shërbej duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës. Prioritet imi janë luftimi i korrupsionit, pra drejtësia, dhe zhvillimi ekonomik, pra punësimi; barazi e mirëqenie për të gjithë, pa dallim etnie, feje apo prejardhje. Mos i bojkotoni ose braktisni institucionet e Kosovës. Ato na shërbejnë të gjithë neve, çdonjërit prej jush. Mos bini pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike. Le t’i përmbahemi të gjithë bashkë vlerave demokratike dhe evropiane të sundimit të ligjit, të të drejtave dhe lirive të njeriut e të pakicave, pluralizmit politik”, ka shkruar tutje ai.

Poste të ngjashme

Zemaj: Do të marrim hapa për rrëzimin e Qeverisë nëse cenohet shtetësia

Zemaj tregon nëse LDK-ja do koalicion me PDK-në

05/11/2025, 19:32

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka folur për koalicionet pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale,...

Dyshimi i parë ishte që Liridona i kishte të gjitha stolitë”, Berisha: Ka pasur plan edhe për aksident të rëndë

Katër të arrestuar në Prizren, kërcënojnë avokatin Besnik Berisha në seancë gjyqësore

05/11/2025, 10:40

Një incident është shënuar dje në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ku katër persona janë arrestuar pas kërcënimeve dhe ofendimeve të...

Aksion i Policisë në Leposaviq, sekuestrohen armë dhe uniforma serbe

Tentim vrasje ndaj zyrtarit të BE-së – Viktima me plagë të rënda dërgohet në QKUK

05/11/2025, 9:40

Një zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është dërguar me urgjencë në QKUK pas plagëve të rënda të...

Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë

05/11/2025, 9:35

Gruaja, e cila më 1 nëntor u aksidentua në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare...

Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

05/11/2025, 8:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara....

Lajmi i fundit

Zemaj: Do të marrim hapa për rrëzimin e Qeverisë nëse cenohet shtetësia

Zemaj tregon nëse LDK-ja do koalicion me PDK-në

05/11/2025, 19:32
Dyshimi i parë ishte që Liridona i kishte të gjitha stolitë”, Berisha: Ka pasur plan edhe për aksident të rëndë

Katër të arrestuar në Prizren, kërcënojnë avokatin Besnik Berisha në seancë gjyqësore

05/11/2025, 10:40
Aksion i Policisë në Leposaviq, sekuestrohen armë dhe uniforma serbe

Tentim vrasje ndaj zyrtarit të BE-së – Viktima me plagë të rënda dërgohet në QKUK

05/11/2025, 9:40
Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë

05/11/2025, 9:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv