https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Grekët bëhen gati për luftë: Erdogani mund të na sulmojë deri në pranverën e ardhshme

Grekët bëhen gati për luftë: Erdogani mund të na sulmojë deri në pranverën e ardhshme
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat greke kanë dhënë alarmin në lidhje me ndonjë episod të mundshëm lufte me Turqinë deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm nëse Erdogani sheh se i rrezikohet pushteti. Protothema ka bërë një shkrim të gjatë sot në lidhje me balancat e fortës dhe situatën në Mesdhe duke theksuar se gjithçka mund të ndodhë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe grekët duhet të bëhen gati.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Gazeta greke i referohet burimeve qeveritare në Greqi, të cilët e kanë marrë parasysh situatën tepër delikate, me të cilën do të përballen duke njoftuar edhe aleatët.

Çfarë shkruan Protothema:

Një lojë me zjarrin mes Turqisë dhe Greqisë do të zhvillohet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, deri në fund të prillit 2023, kur vendi fqinj do të futet në ethet e periudhës parazgjedhore, siç parashikohet nga figurat kryesore të qeverisë greke. Gjatë gjashtë muajve në vazhdim deri në maj, pala greke po përgatitet për të gjitha eventet, pasi në Athinë kryeministri, udhëheqja e diplomacisë greke dhe aparati ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare e kuptojnë se askush nga aleatët e Greqisë në tërësi, madje edhe vetë bota nuk është në gjendje të parashikojë se ku do ta çojë Turqinë dhe raportetet me ne Rexhep Tajip Erdogan.

Me qëllim që presidenti i Turqisë të vijë në vete dhe të ndalojë kërcënimet për luftë kundër Greqisë, në Athinë janë aktivizuar kanalet e komunikimit me vendet mike dhe aleate ku ka një mirëkuptim të përbashkët për rolin destabilizues të Ankarasë.

ADVERTISEMENT

Më tej, gazeta flet edhe për një sulm të mirëfilltë ushtarak të Turqisë ndaj ishujve grekë që janë përballë tokës turke.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Si në kanalet zyrtare të komunikimit ashtu edhe në diskutimet jozyrtare midis zyrtarëve grekë dhe bashkëbiseduesve të tyre perëndimorë, ka një shqetësim të vazhdueshëm për një sulm turk në Egje. Të gjithë e kanë të paqartë tani se cilat janë qëllimet e vërteta të Erdoganit në Egje dhe janë gati për çdo skenar. Pyetja është: A do të kalojë Erdogani në sulm ushtarak apo thjesht do të vijojë në retorikën e fortë ndaj Greqisë.

Në kuadër të përgatitjes së qytetarëve turq për çdo skenar, Erdogani vazhdon të demonizojë Greqinë duke akuzuar Athinën për qëndrim agresiv dhe armiqësor me rastin e debatit të brendshëm për shtrirjen e mundshme të ujërave territoriale greke në 12 milje detare në jug të Kretës.

Pasi u parapri nga ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, i cili kërcënoi me luftë duke e bërë të qartë se Ankaraja nuk do të lejonte që ujërat territoriale greke të zgjerohen as një milje përtej 6 miljeve detare, Erdogan mori përsipër të specifikonte “përgjigjen” e planifikuar të tyre.

Turqia do të futet në zgjedhjet Presidenciale në pranverën e ardhshme, të cilat konsiderohen tepër delikate për pushtetin e Erdoganit pasi ekonomia turke po performon dobët, gjë e cila konsiderohet si e vetmja që mund të kërcënojë partinë aktuale që drejton vendin. Prandaj, ekspertët ndërkombëtare dyshojnë se Erdogan mund të nxisë një konflikt të jashtëm me qëllim forcimin e pozitave brenda Turqisë duke bërë që grekët të jenë të parët të rrezikuar. /ABCnews/

Poste të ngjashme

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

13/04/2026, 18:57

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 27 vjetorin e masakrës së Studenicës në Istog dhe masakrën e...

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

13/04/2026, 18:28

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Fatban Bunjaku në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e...

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

13/04/2026, 18:07

Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Naim Bajraktari ka folur pas vdekjes së një punëtori 59-vjeçar në vendin e punës, në...

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

13/04/2026, 17:35

Në një treg të vogël si Kosova, me rreth 1.5 milion banorë dhe pa marrëdhënie diplomatike me Kinën, prania e...

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjesh në Gjakovë

Arrestohen tre të rinj shqiptarë, morën peng biznesmenin duke kërkuar dy milionë euro

13/04/2026, 17:04

Policia e Shqipërisë ka arrestuar tre të rinj, pasi ata dyshohet se kishin marrë peng një ndërtues 32-vjeçar, nga i...

Lajmi i fundit

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

13/04/2026, 18:57
Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

13/04/2026, 18:28
Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

13/04/2026, 18:07
Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

13/04/2026, 17:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv