Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, në prag të festave të Nëntorit.
Bulliqi, përmes një postimi, ka vlerësuar rëndësinë e këtij muaji, duke e cilësuar Nëntorin si muaj të historisë, krenarisë dhe bashkimit kombëtar, që i bashkon shqiptarët kudo që jetojnë.
“Gëzuar festat e Nëntorit 🇦🇱 Zoti e bekoftë popullin shqiptar!”, ka shkruar Bulliqi.







