Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet do të ketë vetëm në komunat serbe, ku janë dorëhequr kryetarët serbë, njofton Klankosova.tv.
“Zgjedhjet janë mbajtur edhe nacionale dhe lokale në vitin e kaluar, sivjet janë mbajtur në VV, janë kryer zgjedhjet, s’ka zgjedhje. Më vjen keq do të na duhet të mbahen zgjedhje ku po dorëhiqen kryetarët e komunitetit serb, ata kanë mundur të vazhdojnë mandatin e tyre, po dorëheqjet e tyre siç i kanë dhënë qartazi po shpien drejt zgjedhjeve në ato komuna, duhet të ndiqen afatet ligjore e kushtetuese”, ka thënë Kurti.