https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti flet për largimin e Haradinajt nga takimi

Kurti flet për largimin e Haradinajt nga takimi

Kryeministri Albin Kurti në një prononcim për media pas takimit me krerët e opozitës ka thënë se takimi ishte i mirë, për dallim prej asaj që thanë opozitarët pas takimit.

“Takimi ishte shumë i mirë. Ishte takim njoftues për situatën politike dhe të sigurisë, me bashkëbisedim të hapur dhe serioz”, tha Kurti.

Por, ai pati edhe një koment për Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.

“Përshtypja ime është që krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues”.

Ndërkaq, për lënien e takimit nga Haradinaj, Kurti tha se nuk e komenton dhe se këtë punë e bëjnë analistët.

“Për atë se kush, si sillet nuk mendoj që duhet t’i lë pa punë analistët nëpër debatet e mbrëmjes”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Përgjigje të ngjashme pati edhe kur u pyet për vendosjen e flamujve amerikanë para Qeverisë së Kosovës.

“Çfarë duhet të pres, s’e kuptoj çfarë, për besë. Të gjithë janë të lirë të bëjnë cka duan përbrenda ligjit dhe kushtetutshmërisë. Po e them edhe njëherë që s’ka nevojë t’i lë pa punë analistët, unë jam për t’i shtuar vendet e punës, jo për t’i zvogëluar”.

Kurti përsëriti se është duke u koordinuar ngushtë me aleatët e Kosovës dhe se aktualisht komunikimi është “më i dendur”.

“Së pari, nuk bëhet fjalë për kurrfarë prishje të raporteve siç e kam thënë edhe nga Qeveria. Komunikimi, koordinimi, kontaktet me QUINT-in, BE-në, SHBA-në, NATO-n, KFOR-in, EULEX-n janë të vazhdueshme dhe ndodhin disa herë në ditë. S’është e vërtetë që ka cenim të raporteve, përkundrazi ka dendësi të komunikimit dhe të bashkërendimit”.

ADVERTISEMENT

Ai tha se Qeveria e tij e di se çfarë rruge po ndjek, duke u përgjigjur kritikave për këtë çështje.

“Nuk është e vërtetë që s’e dimë se çfarë rruge jemi duke shkuar. Është rrugë e paqes dhe sigurisë që bëhet në përputhje me mandatin tonë, vullnetin e popullit dhe në koordinim me aleatët”.

Poste të ngjashme

Kurti në Podujevë: Gjermania buzë recesionit, Kurti ne Pejë: Nëse do me u pasuru shko në Amerikë, Francë, Gjermani, në Kosovë s’mundesh

Në zgjedhjet e kaluara u premtoi Aeroportin e Gjakovës, tash “dronë ushtarakë”: Kurti me sabah fushatë për Ardian Golën

06/11/2025, 9:14

Çështje të sigurisë i ka kthyer në ofertë zgjedhore. Albin Kurti i Vetëvendosjes me mëngjes u zbua të bëjë fushatë...

Krejt çka dihet deri më tani për vdekjen e 25 vjeçares nga Kosova në Tetovë

Krejt çka dihet deri më tani për vdekjen e 25 vjeçares nga Kosova në Tetovë

06/11/2025, 7:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Atje është gjetur pa...

RTK-ja në krizë financiare, nesër protestohet para Kuvendit të Kosovës

Sot protestojnë punëtorët e RTK-së

06/11/2025, 7:33

Punonjësit e Radiotelevizionit të Kosovës do të protestojnë sot, në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave. Protesta zhvillohet te hyrja...

Zemaj: Do të marrim hapa për rrëzimin e Qeverisë nëse cenohet shtetësia

Zemaj tregon nëse LDK-ja do koalicion me PDK-në

05/11/2025, 19:32

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka folur për koalicionet pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale,...

Dyshimi i parë ishte që Liridona i kishte të gjitha stolitë”, Berisha: Ka pasur plan edhe për aksident të rëndë

Katër të arrestuar në Prizren, kërcënojnë avokatin Besnik Berisha në seancë gjyqësore

05/11/2025, 10:40

Një incident është shënuar dje në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ku katër persona janë arrestuar pas kërcënimeve dhe ofendimeve të...

Lajmi i fundit

Kurti në Podujevë: Gjermania buzë recesionit, Kurti ne Pejë: Nëse do me u pasuru shko në Amerikë, Francë, Gjermani, në Kosovë s’mundesh

Në zgjedhjet e kaluara u premtoi Aeroportin e Gjakovës, tash “dronë ushtarakë”: Kurti me sabah fushatë për Ardian Golën

06/11/2025, 9:14
Krejt çka dihet deri më tani për vdekjen e 25 vjeçares nga Kosova në Tetovë

Krejt çka dihet deri më tani për vdekjen e 25 vjeçares nga Kosova në Tetovë

06/11/2025, 7:37
RTK-ja në krizë financiare, nesër protestohet para Kuvendit të Kosovës

Sot protestojnë punëtorët e RTK-së

06/11/2025, 7:33
Zemaj: Do të marrim hapa për rrëzimin e Qeverisë nëse cenohet shtetësia

Zemaj tregon nëse LDK-ja do koalicion me PDK-në

05/11/2025, 19:32
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv