https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Haradinaj kishte bërë edhe ofendime të tjera të bujshme në të kaluarën

Haradinaj kishte bërë edhe ofendime të tjera të bujshme në të kaluarën

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, raportohet se ka sharë sërish derisa po largohej nga takimi me kryeministrin Albin Kurti dhe dy udhëheqësit e tjerë të partive opozitare parlamentare (PDK e LDK).

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Nëse vazhdon qishtu, ja q*ve nanën venit dhe vetit” – ishte fjalia që Haradinaj ia ka thënë Kurtit në largim e sipër, sipas burimeve të gazetës Nacionale.

Kurti i kishte thirrur në takim udhëheqësit opozitarë pas konferencës së djeshme për medie, në të cilën pranoi se ekziston plani franko-gjerman dhe të cilin tha se “nuk e kishte refuzuar”, megjithëse kishte vërejtje. Kurti u shpreh edhe se Serbia po provon që ta refuzojë këtë plan, por në mënyrë të maskuar, që të mos dukej se po e refuzonte.

Sado i drejtë që mund të ketë qenë kundërshtimi i Haradinajt, megjithatë, gjuha e tij qe e papranueshme. Sidoqoftë, një gjuhë të ngjashme Haradinaj ka përdorur edhe në të

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Shtyju, shtyju, budallë, idiota,” – e kishte fyer Ramush Haradinaj sigurimin e Kuvendit të Kosovës në vitin 2015.

Ai me forcë kishte në dorë disa dosje ku mbaheshin peticionet e qytetarëve. Në atë kohë, ishte bashkë në një front opozitar me partinë e Albin Kurtit dhe atë të Fatmir Limajt.

ADVERTISEMENT

“Kjo është një dëshmi që Qeveria e Isa Mustafës është e dëmshme. Isa Mustafa është i dëmshëm për Kosovën, ai nuk ka fuqi as kredit me thanë as PO, as JO. Atë janë duke e tërhequr për kërpeshi” – kishte thënë ndërkohë për ish-kryeministrin Isa Mustafa.

Ai do ta quante ish-kryeministrin edhe si “Isë qeni”. Megjithatë, më pas, raportet mes tyre do të përmirësoheshin.

Ndërkohë Haradinaj e kishte fyer edhe ish-kryetarin e Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi, Murat Mehën. Mehën e kishte quajtur “ped*r” dhe “prevarant ordiner”. Për fyerjen që ia kishte bërë komunitetit LGBTIQ, ai, megjithatë, kishte kërkuar falje.

Ndërkohë, pas ardhjes në pushtet ai i kishte kthyer fyerjen edhe një protestuesi që i kishte thënë “hajn”.

“A ta kam vjedhë nanën a babën?” – kishte bërtitur Haradinaj.

Në anën tjetër, ishte raportuar edhe një fyerje që e kishte bërë në Berlin ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. “A ma han b*len?” kishte qenë fyerja e tij.

Poste të ngjashme

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Punëve...

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra...

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar mbrëmjen e së hënës në Junik. Sipas raportit policor rreth orës...

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025, 9:07

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit Shemi të Ilirëve. Sipas policisë, gjendja shëndetësore e tij...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vrasje në tentativë në Pejë, një person i plagosur

22/12/2025, 14:46

Vetë para pak castesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë. Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur...

Lajmi i fundit

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025, 9:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv