https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Qeveria miraton Projektligjin për evidencën penale dhe disa udhëzime administrative

Qeveria miraton Projektligjin për evidencën penale dhe disa udhëzime administrative
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë një sërë vendimesh. Ekzekutivi miratoi Projektligjin për sistemin qendror të evidencës penale dhe përfshiu në agjendën legjislative të këtij viti, plotësim-ndryshimin e Ligjit për energjinë.

Kabineti qeveritar miratoi edhe një udhëzim administrativ që cakton listën dhe llojet e pajisjeve ndihmëse, që ofrohen falas për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Ndërkohë, i dhanë dritë të gjelbër koncept-dokumentit për buxhetimin e përgjithshëm gjinor.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se miratimi i Projektligjit për evidencë penale do të paraqes një varg lehtësirash për qytetarët.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Për herë të parë çështja evidencës penale do të rregullohet me ligj të veçante. Ky projektligj ka qëllim të rregullojë sistemin qendror të evidencës penale të Kosovës. Po ashtu edhe krijimin e mekanizmave institucional të sistemit, mirëmbajtjen, lëshimin e të dhënave, si dhe procedurën për rehabilitimin apo fshirjen nga evidenca të personave që kanë qenë të dënuar dhe qasjen në këto informata, përfshirë edhe afatet kohore”, tha ajo.

Nga ana tjetër, ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, arsyetoi udhëzimin administrativ për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Kosovë.

“Ky projekt-udhëzim administrativ rregullon fushë veprimtarin ku ka për qëllim përcaktimin e listës, llojet dhe kriteret e pajisjeve ndihmëse falas që i shërben për lëvizje, parandalim dhe asistim të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Kosovë”, theksoi ajo.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se konceptdokumenti për buxhetimin e përgjithshëm gjinor do të kontribuojë në mundësi të barabarta për gratë, burrat, vajzat dhe djemtë.

“Mundëson shpërndarje të barabartë të burimeve dhe kontribuon në mundësi të barabarta për të gjithë, gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë. Ky është thelbësor si për barazinë dhe drejtësinë gjinore, ashtu edhe për barazinë dhe drejtësinë fiskale. Njohurit adresojmë diskriminim gjinor dhe është një hap drejtë llogaridhënies të drejtës së grave”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Në mbledhjen e sotme, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi informoi kabinetin qeveritar për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit për periudhën korrik-shtator 2022.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai tha se në këtë periudhë janë zbatuar 369 masa dhe janë miratuar disa projektligje në kuadër të agjendës evropiane.

Ndërkohë, morën vendim edhe për shitjen e disa veturave në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë të cilat janë jashtë funksionit.

Poste të ngjashme

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

Detaje rreth rastit të therjes me thikë të një nxënësi në Podujevë

09/09/2026, 19:50

Një person është arrestuar nën dyshimin për therjen e një nxënësi me thikë. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Podujevë më...

VV me nënshkrime për të thirrur seancën për buxhetin?

Sot vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit – PDK e LDK marrin pjesë, AAK bojkoton

09/09/2026, 6:56

Sot më 9 shtator, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet në orën 11:00, ku në rend dite është zgjedhja e...

Qentë endacakë në QKUK, të mërkurën do të vendosen 70 pajisje ultrasonike

Qentë endacakë në QKUK, të mërkurën do të vendosen 70 pajisje ultrasonike

08/09/2026, 19:28

Qasjen brenda oborrit do ta kenë të lehtë veç edhe për 24 orët e ardhshme. Qentë endacakë, më s’do të...

Kurti viziton punimet arkeologjike në Ulpianë: Ka dëshmuar rëndësinë e saj të jashtëzakonshme

Kurti viziton punimet arkeologjike në Ulpianë: Ka dëshmuar rëndësinë e saj të jashtëzakonshme

08/09/2026, 19:17

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, apo Justiniana Secundas, ku po...

AKK: Shkollat hyjnë në javën e dytë pa dokumentacionin bazë pedagogjik

AKK: Shkollat hyjnë në javën e dytë pa dokumentacionin bazë pedagogjik

08/09/2026, 16:32

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur shqetësim për mungesën e dokumentacionit bazë pedagogjik në shkollat e Kosovës, edhe në...

Lajmi i fundit

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

Detaje rreth rastit të therjes me thikë të një nxënësi në Podujevë

09/09/2026, 19:50
VV me nënshkrime për të thirrur seancën për buxhetin?

Sot vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit – PDK e LDK marrin pjesë, AAK bojkoton

09/09/2026, 6:56
Qentë endacakë në QKUK, të mërkurën do të vendosen 70 pajisje ultrasonike

Qentë endacakë në QKUK, të mërkurën do të vendosen 70 pajisje ultrasonike

08/09/2026, 19:28
Kurti viziton punimet arkeologjike në Ulpianë: Ka dëshmuar rëndësinë e saj të jashtëzakonshme

Kurti viziton punimet arkeologjike në Ulpianë: Ka dëshmuar rëndësinë e saj të jashtëzakonshme

08/09/2026, 19:17
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv