https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vrasja e Arlinda Zekajt / Avokati i Jeton Sylajt tregon se çfarë ndodhi natën kritike

Vrasja e Arlinda Zekajt / Avokati i Jeton Sylajt tregon se çfarë ndodhi natën kritike

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën ku gjykata i caktoi një muaj paraburgim Jeton Sylajt, i dyshuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, të ndjerës Arlinda Zekaj, mbrojtja e të pandehurit ka paraqitur versionin e vet lidhur me atë se çfarë ka ndodhur natën kritike.

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar të martën, më 27 tetor, masën e paraburgimit Jeton Sylajt, nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Sipas vendimit që ka siguruar Gazeta Insajderi, avokati mbrojtës, Gani Kelmendi, ka deklaruar se në natën kritike, Arlinda dhe ish- bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, kanë pasur një mosmarrëveshjeje banale rreth larjes së rrobave.

Avokati ka deklaruar para gjykatës se natën kur ndodhi ngjarja tragjike, i dyshuari i kishte kërkuar të ndjerës që të mos i largonte rrobat nga lavatriqja derisa të pastroheshin edhe rrobat e tij. Mirëpo, sipas pretendimit të mbrojtjes, e ndjera me këmbëngulje ia kishte nxjerrë dhe hudhur rrobat e tij.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Mbrojtja ka kundërshtuar propozimin e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, duke pretenduar se i pandehuri keqardhet për rastin e ndodhur, sipas tij “pa dëshirën e tij”, dhe se ai nuk ka përdorur dhunë fizike apo fjalët e pretenduara nga prokuroria.

Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, u paraqit para gjykatës pasi ndaj tij po zhvillohen procedura lidhur me këtë vepër penale, teksa ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Zekaj u vra mbrëmjen e 25 tetorit nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, pak pasi kishte raportuar në Polici për dhunë në familje.

Gjatë seancës, Jeton Sylaj ka deklaruar se i vjen keq për atë që ka ndodhur dhe se është përpjekur ta parandalojë rastin tragjik. Ai ka përmendur gjithashtu se ka një fëmijë 12-vjeçar që, sipas tij, ka nevojë për kujdesin e tij.

Poste të ngjashme

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Policia del me deklaratë pas arrestimit të Albert Sylajt

28/10/2026, 8:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të...

Sot i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, familja njofton për varrimin

Sot i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, familja njofton për varrimin

27/10/2026, 9:31

Familja Zekaj ka njoftuar për vdekjen e Arlinda (Hasan) Zekajt, e cila ka vdekur në moshën 49-vjeçare. Sipas njoftimit mortor,...

“Ia çoi videon duke ia djegur teshat”, avokatja zbulon detaje për rastin e Arlindës

“Ia çoi videon duke ia djegur teshat”, avokatja zbulon detaje për rastin e Arlindës

26/10/2026, 21:46

Avokatja Adelina Hoxha, e cila e kishte mbrojtur Arlinda Zekajn para vrasjes së saj, ka rrëfyer detaje nga rastet dhe...

Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

26/10/2026, 15:07

Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar bashkëshortin e saj Jeton Sylaj pranë Policisë së...

Deklarohet serbi që iu dogj vetura në Zubin Potok: I mbijetuam tmerrit

Digjet një veturë gjatë natës në Podujevë, policia nis hetimet

26/10/2026, 10:21

Një automjet me targa vendore është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së dielës në Podujevë....

Lajmi i fundit

Vrasja e Arlinda Zekajt / Avokati i Jeton Sylajt tregon se çfarë ndodhi natën kritike

Vrasja e Arlinda Zekajt / Avokati i Jeton Sylajt tregon se çfarë ndodhi natën kritike

28/10/2026, 15:33
Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Policia del me deklaratë pas arrestimit të Albert Sylajt

28/10/2026, 8:42
Sot i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, familja njofton për varrimin

Sot i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, familja njofton për varrimin

27/10/2026, 9:31
“Ia çoi videon duke ia djegur teshat”, avokatja zbulon detaje për rastin e Arlindës

“Ia çoi videon duke ia djegur teshat”, avokatja zbulon detaje për rastin e Arlindës

26/10/2026, 21:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv