https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Washingtoni dhe Brukseli ndëshkuan Kosovën kur pushteti priste sanksione ndaj Serbisë

Washingtoni dhe Brukseli ndëshkuan Kosovën kur pushteti priste sanksione ndaj Serbisë

Qeveria e Kosovës po besonte se nuk po bënte diçka gabim në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kur po priste që Serbia të sanksionohej nga ndërkombëtarët, nga Washingtoni i erdhi një ndëshkim dhe nga Brukseli një goditje.

Kryeministri Albin Kurti tha të hënën se tensionimi i situatës në veri të vendit erdhi si rezultat i përpjekjeve të intensifikuara të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për destabilizim. Kështu, Kurti tha se ai dëshiron ta kamuflojë refuzimin për planin franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian shprehën zhgënjim me Kosovën për mosshtyrjen edhe për 10 muaj të zbatimit të vendimit për zëvendësimin e targave të automjeteve që lëshohen nga Serbia.

Qeveria e Kosovës madje mori ndëshkimin e parë nga Amerika. Disa anëtarë të kabinetit qeveritar që kishin planifikuar të niseshin për SHBA, u ndaluan.

Kjo erdhi kur Kosova në fakt po e priste të kundërtën: që SHBA-ja dhe faktorët tjerë ndërkombëtarë të ndërmerrnin diçka kundër Serbisë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Serbia nuk e ka pranuar propozimin franko-gjerman dhe deri tani nuk po shoh sanksione nga shtetet e huaja, ndoshta i shohim më vonë”, ka thënë të mërkurën kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në një intervistë në Klan Kosova.

Për deklaratën në lidhje me Serbinë, Kurti madje mori një goditje edhe nga Brukseli.

“Ne nuk jemi në dijeni që zoti Kurti është zëdhënës i Qeverisë së Serbisë, prandaj për pozicionin e Serbisë do të ishte e duhur të kërkohet përgjigje nga autoritetet serbe”, i ka thënë të mërkurën “Reporterit” një zëdhënëse e Bashkimit Europian.

SHBA-ja dhe BE-ja po e përsërisin vazhdimisht një kërkesë të identike, që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës dhe që Prishtina zyrtare t’i shtyjë masat për targat dhe të nis themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

10/03/2026, 8:56

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Policia ka bërë të ditur se viktimë është...

Këto vende ne Podujeve do të mbesin pa rrymë, shkak punimet

Këto vende ne Podujeve do të mbesin pa rrymë, shkak punimet

10/03/2026, 8:00

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të martën, më 10.03.2026, do të kryhen...

‘Më kërkoi të bind opozitën’ – Osmani: Kurti punonte pas shpinës time me kandidatët tjerë

‘Më kërkoi të bind opozitën’ – Osmani: Kurti punonte pas shpinës time me kandidatët tjerë

10/03/2026, 7:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pretendoi se Kryeministri Albin Kurti i kishte kërkuar të përpiqej të bindte opozitën që të...

Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti

Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti

10/03/2026, 7:51

Donald Trump deklaroi se lufta me Iran mund të përfundojë shumë shpejt, duke theksuar se operacionet ushtarake të SHBA-së kanë...

Përfundimi i mandatit, Osmani zbulon lëvizjen pas 4 prillit dhe të ardhmen e saj politike

Përfundimi i mandatit, Osmani zbulon lëvizjen pas 4 prillit dhe të ardhmen e saj politike

10/03/2026, 7:44

Vjosa Osmani ka deklaruar se vendimin për të ardhmen e saj politike do ta marrë pas 4 prillit, datë kur...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

10/03/2026, 8:56
Këto vende ne Podujeve do të mbesin pa rrymë, shkak punimet

Këto vende ne Podujeve do të mbesin pa rrymë, shkak punimet

10/03/2026, 8:00
‘Më kërkoi të bind opozitën’ – Osmani: Kurti punonte pas shpinës time me kandidatët tjerë

‘Më kërkoi të bind opozitën’ – Osmani: Kurti punonte pas shpinës time me kandidatët tjerë

10/03/2026, 7:56
Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti

Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti

10/03/2026, 7:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv