https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Policia për gjendjen në veri: Stabile, por janë bërë dëme të konsiderueshme materiale

Policia për gjendjen në veri: Stabile, por janë bërë dëme të konsiderueshme materiale

Polica e Kosovës ka njoftuar se gjendja në veri është stabile, por e përcjellë me incidente të natyrave të ndryshme, ku individ apo grupe kriminale të orientuara për interesa të caktuara, përmes formave të ndryshme po kryejnë vepra kriminale me qëllim të frikësimit dhe cenimit të sigurisë së qytetarëve në komunat veriore.

Nëpërmjet një komunikate për medie nga Policia thuhet se si pasojë e sulmit me armë zjarri ndaj njësitit policorë, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës ishte plagosur, i cili pas trajtimit mjekësorë është në gjendje të mirë shëndetësore. Në rastet tjera nuk ka pasur lëndime në njerëz përpos dëme të konsiderueshme materiale të shkaktuara në objekte dhe automjete.

“Referuar zhvillimeve aktuale  në Veri të vendit, Policia e Kosovës në vazhdimësi po përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë, konform të cilave edhe ka ndërmarrë masat e nevojshme duke rritur kapacitetet e saja policore me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit e qetësisë publike, mbrojtjes së jetës e pronës si dhe parandalimit të incidenteve dhe akteve të ndryshme kriminale. Situata vazhdon të jetë stabile dhe e menaxhueshme nga ana policore, por e përcjellë me incidente të natyrave të ndryshme, ku individ apo grupe kriminale të orientuara për interesa të caktuara, përmes formave të ndryshme po kryejnë vepra kriminale me qëllim të frikësimit dhe cenimit të sigurisë së qytetarëve në komunat veriore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Referuar zhvillimeve aktuale  në Veri të vendit, Policia e Kosovës në vazhdimësi po përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë, konform të cilave edhe ka ndërmarrë masat e nevojshme duke rritur kapacitetet e saja policore me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit e qetësisë publike, mbrojtjes së jetës e pronës si dhe parandalimit të incidenteve dhe akteve të ndryshme kriminale.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Situata vazhdon të jetë stabile dhe e menaxhueshme nga ana policore, por e përcjellë me incidente të natyrave të ndryshme, ku individ apo grupe kriminale të orientuara për interesa të caktuara, përmes formave të ndryshme po kryejnë vepra kriminale me qëllim të frikësimit dhe cenimit të sigurisë së qytetarëve në komunat veriore.

Edhe përkundër incidenteve dhe sulmeve të tilla të drejtuara ndaj institucioneve me mjete shpërthyese, sulmit ndaj zyrtarëve policorë siç ishte rasti i mbrëmshëm “Vrasje e Rëndë në Tentativë dhe Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” si dhe rasti i ndodhur sot “Kanosje” ndaj dy gazetarëve të mediumit Kallxo.com, Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saja policore në interes të mbajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Si pasojë e sulmit me armë zjarri ndaj njësitit policorë, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës ishte plagosur, i cili pas trajtimit mjekësorë është në gjendje të mirë shëndetësore. Në rastet tjera nuk ka pasur lëndime në njerëz përpos dëme të konsiderueshme materiale të shkaktuara në objekte dhe automjete.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Policia e Kosovës, është duke zhvilluar hetime intensive drejt identifikimit të personave të dyshuar të involvuar në veprat e tilla kriminale si dhe  sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve policore, njëkohësisht fton të gjithë qytetarët për qetësi dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës e cila ç’do herë do të jetë  në shërbim të qytetarëve pa dallime.

Poste të ngjashme

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Vdes një person në QKUK, rasti po hetohet si vdekje e dyshuar

03/03/2026, 9:57

Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa...

Çështja e Presidentit, Kurti dje u takua me Osmanin

Çështja e Presidentit, Kurti dje u takua me Osmanin

03/03/2026, 9:51

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas takimit që pati dje me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar edhe një...

I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

02/03/2026, 22:54

Një djalë i ri nga Lipjani ka pësuar aksident të rëndë me motor, si pasojë e të cilit ka marrë...

Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

02/03/2026, 22:02

  Mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, mediat raportojnë se Irani po shqyrton mundësinë e një sulmi iranian...

Vde’s ish-kryeprokurori i Shtetit, Hilmi Zhitia

Vde’s ish-kryeprokurori i Shtetit, Hilmi Zhitia

02/03/2026, 21:15

Ka ndërruar jetë ish-Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Hilmi Zhitia. Lajmin për media e ka bërë të ditur familja përmes...

Lajmi i fundit

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Vdes një person në QKUK, rasti po hetohet si vdekje e dyshuar

03/03/2026, 9:57
Çështja e Presidentit, Kurti dje u takua me Osmanin

Çështja e Presidentit, Kurti dje u takua me Osmanin

03/03/2026, 9:51
I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

02/03/2026, 22:54
Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

02/03/2026, 22:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv