Këngëtarja e njohur Vjollca Haxhiu, e cila aktualisht është pjesë e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Kësaj radhe, ajo vjen me një bashkëpunim me këngëtarin Shkelzen Jetishi, të titulluar “Te shoku”.
Edhe pse Vjollca ndodhet brenda shtëpisë së BBVK-së, muzika e saj vazhdon të jetë pranë publikut, duke dëshmuar se angazhimet artistike vazhdojnë edhe gjatë qëndrimit të saj në këtë format televiziv.







