https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Shteti dështon ta dërgojë në gjykatë serbin e dyshuar për sulm ndaj policisë

Shteti dështon ta dërgojë në gjykatë serbin e dyshuar për sulm ndaj policisë

Dejan Pantiq, i arrestuar të shtunën nën dyshimin për organizim të “sulmit terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës, nuk është dërguar ende në gjykatë.

Institucionet shtetërore kanë dështuar ta vendosin ish-zyrtarin policor serb fizikisht para gjykatës për seancën dëgjimore, siç parashihet në procedurë penale.

Që nga momenti i arrestimit të tij të shtunën në mesditë, Dejan Pantiq po vazhdon të mbahet në ndalim në Stacionin Policor të Mitrovicës Veriore. Me kalimin e 48 orëve që nga arrestimi i të dyshuarit, sipas procedurës penale, parashihet që gjykata të caktojë seancë dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë.

Nga burime brenda organeve të sigurisë, Paparaci ka marrë vesh se ish-zyrtari policor serb i dyshuar për organizim të “sulmit terrorist”, vazhdon të mbahet në Stacionin Policor në Mitrovicën Veriore veri në pamundësi për t’u dërguar në gjykatë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në këtë situatë, seanca dëgjimore ndaj Dejan Pantiqit pritet të zhvillohet përmes formës online, pa prezencën fizike të tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

ADVERTISEMENT

Lidhur me këtë çështje, Paparaci ka dërguar pyetje në adresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë të hënën, por ende nuk ka marrë përgjigje për rastin Pantiq.

Kujtojmë se në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – disa grupe serbësh vazhdojnë bllokimin e rrugëve për të tretën ditë me radhë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Protestën e nxiti arrestimi i Dejan Pantiqit të shtunën.

Pantiq u arrestua nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndime

06/03/2026, 21:40

Sonte në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë ka ndodhur një aksident mes dy veturave, ku një person ka mbetur i...

Deklarata e Osmanit për njerëz të papërgjegjshëm e të rrezikshëm, Kurti: S’ka përmendur emra, pse po ju shkon mendja te unë

Deklarata e Osmanit për njerëz të papërgjegjshëm e të rrezikshëm, Kurti: S’ka përmendur emra, pse po ju shkon mendja te unë

06/03/2026, 16:51

Kreu i LVV-së dhe kryetari i Qeverisë, Albin Kurti, në një konferencë për media nga Prishtina ka folur për zhvillimet...

Konsultimet për datën e zgjedhjeve, presidentja i fton partitë në takim

Konsultimet për datën e zgjedhjeve, presidentja i fton partitë në takim

06/03/2026, 11:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar nga ora 13:00 liderët e partive politike për t’u konsultuar në lidhje...

‘Shpërndarja e Kuvendit’, Kurti nga Prekazi: Për të gjitha çështjet e politikës ditore do të përgjigjem nga Prishtina!

‘Shpërndarja e Kuvendit’, Kurti nga Prekazi: Për të gjitha çështjet e politikës ditore do të përgjigjem nga Prishtina!

06/03/2026, 10:57

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për çështjet politike ditore, referuar pyetjes së a do të shkojë në takim te...

Vjen reagimi i LDK-së pasi Osmani shpërndau Kuvendin dhe e çoi vendin në zgjedhje

Vjen reagimi i LDK-së pasi Osmani shpërndau Kuvendin dhe e çoi vendin në zgjedhje

06/03/2026, 10:35

Vjosa Osmani, ka bërë të ditur për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe njoftoi për dërgimin në zgjedhje të parakohshme...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndime

06/03/2026, 21:40
Deklarata e Osmanit për njerëz të papërgjegjshëm e të rrezikshëm, Kurti: S’ka përmendur emra, pse po ju shkon mendja te unë

Deklarata e Osmanit për njerëz të papërgjegjshëm e të rrezikshëm, Kurti: S’ka përmendur emra, pse po ju shkon mendja te unë

06/03/2026, 16:51
Konsultimet për datën e zgjedhjeve, presidentja i fton partitë në takim

Konsultimet për datën e zgjedhjeve, presidentja i fton partitë në takim

06/03/2026, 11:11
‘Shpërndarja e Kuvendit’, Kurti nga Prekazi: Për të gjitha çështjet e politikës ditore do të përgjigjem nga Prishtina!

‘Shpërndarja e Kuvendit’, Kurti nga Prekazi: Për të gjitha çështjet e politikës ditore do të përgjigjem nga Prishtina!

06/03/2026, 10:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv