https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gjermanët frustrojnë Serbinë| Bërnabiq e quan von Cramonin “eksperte për gjithçka”

Gjermanët frustrojnë Serbinë| Bërnabiq e quan von Cramonin “eksperte për gjithçka”
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarët serbë kanë nisur njëanshëm një konflikt me zyrtarë gjermanë, në Twitter. Gjithçka nisi me një deklaratë të shefes së diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, që drejtpërdrejt akuzoi Serbinë për tensionimin e veriut të Kosovës.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, po u bën roje zyrtarëve gjermanë në Twitter, për t’ua rënditur kundërakuzat. Së fundi, ajo i ka replikuar eurodeputetes gjermane, Viola von Cramon.

Bërnabiq ka provuar të ironizojë me von Cramonin, duke e quajtur atë “eksperte për gjithçka”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Më në fund, deklarata e shumëpritur nga Sekretarja e Përgjithshme false e Kombeve të Bashkuara, e cila gjithashtu ka marrë rolin e Kryekomandantit të KFOR-it, Ekperte e Përgjithshme për të gjitha çështjet, që nga Litiumi deri te Euro-krenaria dhe krye-mbrojtëse e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut (përjashto serbët), ka shkruar kryeministrja serbe

Von Cramon ka rishpërndarë sot adresimin e shefes së diplomacisë, Annalena Baerbock, ku akuzon Serbinë se po nxit tensione.

Edhe von Cramon tha se është e papranueshme deklarata për rikthimin e ushtarëve serbë në territorin e Kosovës.

“Rivendosja e paqes dhe e stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Posaçërisht sulmet ndaj EULEX-it dhe njoftimi për ushtarët e Serbisë është krejtësisht i papranueshëm. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen për t’u qetësuar situata. Përkrahje të plotë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, ka shkruar Von Cramon në Twitter, transmeton Express.

ADVERTISEMENT

Këtë shënim, eurodeputetja gjermane, që përcjell vazhdimisht zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë, e ka bërë mbi një reagim të kryediplomates së Gjermanisë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Kosova uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale. Serbia e bëri të kundërtën me retorikën e saj së fundmi. Kërkesa për kthimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm. Ashtu siç janë sulmet ndaj EULEX-it”, kishte shkruar mbrëmë Baerbock.

Ndaj shefes së diplomacisë gjermane kanë reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Poste të ngjashme

Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën

Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën

16/04/2026, 18:20

Gjatë ditës së nesërme në Kosovë për vizitë do të vijë Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufin. Ai do...

Kurti: Vendi s’ka rrugë tjetër përveç asaj drejt zgjedhjeve të reja????

Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për Kosovën, 29 milionë kredi direkt në buxhet

16/04/2026, 17:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se pas ratifikimit të marrëveshjeve për Planin e Rritjes ndërmjet Kosovës dhe Komisionit...

Tragjedia në Malishevë ku humbin jetën babai dhe dy fëmijët nga zjarri – Policia tregon krejt çka dihet deri më tani

Tragjedia në Malishevë ku humbin jetën babai dhe dy fëmijët nga zjarri – Policia tregon krejt çka dihet deri më tani

16/04/2026, 16:45

Tre persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që përfshiu një banesë në Malishevë. Viktimat janë anëtarë të së...

Ish- ministrja Haradinaj reagon ndaj deklaratës së Ministrit të Jashtëm çek Macinka

Ish- ministrja Haradinaj reagon ndaj deklaratës së Ministrit të Jashtëm çek Macinka

16/04/2026, 16:17

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Çekisë, Petr Macinka, i cili...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person

16/04/2026, 16:14

Sot rreth orës 15:40, është pranuar një informatë për një zjarr në një punëtori në rrugën “Selman Kadria” në Ferizaj...

Lajmi i fundit

Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën

Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën

16/04/2026, 18:20
Kurti: Vendi s’ka rrugë tjetër përveç asaj drejt zgjedhjeve të reja????

Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për Kosovën, 29 milionë kredi direkt në buxhet

16/04/2026, 17:57
Tragjedia në Malishevë ku humbin jetën babai dhe dy fëmijët nga zjarri – Policia tregon krejt çka dihet deri më tani

Tragjedia në Malishevë ku humbin jetën babai dhe dy fëmijët nga zjarri – Policia tregon krejt çka dihet deri më tani

16/04/2026, 16:45
Ish- ministrja Haradinaj reagon ndaj deklaratës së Ministrit të Jashtëm çek Macinka

Ish- ministrja Haradinaj reagon ndaj deklaratës së Ministrit të Jashtëm çek Macinka

16/04/2026, 16:17
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv