https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Irani i vendos sanksione Evropës

Irani i vendos sanksione Evropës
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Irani vendosi sanksione të hënën ndaj krerëve të agjencisë së zbulimit dhe të ushtrisë së Britanisë, si dhe ndaj personaliteteve politike britanike dhe gjermane, duke iu kundërpërgjigjur kështu Evropës përpara se ajo të vendoste për sanksione të reja.

 

Në konferencën e tij javore për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Nasser Kanani fajësoi evropianët dhe britanikët për “ndërhyrje në punët e brendshme të Republikës Islamike të Iranit” dhe tha se sanksionet “hyjnë në fuqi që sot”.

 

Britania dhe Gjermania kanë bërë kritika veçanërisht të forta ndaj reagimit të Iranit ndaj protestave pothuajse tre mujore të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini.

 

Gruaja kurdo-iraniane vdiq në paraburgim pas arrestimit të saj nga policia e moralit, e cila e akuzoi për shkelje të kodit të veshjes së Iranit për gratë.

 

Irani vendosi sanksione ndaj 32 individëve dhe subjekteve duke i paraprirë takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel. Ata pritej të vendosnin sanksione shtesë kundër Iranit për shkak të reagimit të tij ndaj demonstratave.

Lista e sanksioneve të Iranit përmendi Ken McCallum-in, drejtor i përgjithshëm i agjencisë vendase të kundërzbulimit, MI5 dhe shefin e shtabit të mbrojtjes, Admiralin Sir Tony Radakin.

 

Të tjerë të sanksionuar janë anëtarë aktualë dhe ish-deputetë të parlamentit britanik dhe Institutit Tony Blair për Ndryshim Global.

 

Janë të listuara gjithashtu disa personalitete politike dhe kompani gjermane. Këto përfshijnë Annegret Kramp-Karrenbauer, ish-kryetare e partisë Bashkimi Kristian Demokrat dhe Claudia Roth, komisionere e qeverisë federale për kulturën dhe median.

 

Të sanksionuar janë gjithashtu revista satirike franceze Charlie Hebdo dhe divizioni në gjuhën perse i Radios Evropa e Lirë (Radio Free Europe), një rrjet simotër i Zërit të Amerikës.

 

Të sanksionuarve nuk do t’u lejohet hyrja në Iran dhe do t’u konfiskohen pasuritë./voa

Poste të ngjashme

Publikohet videoja: Momenti kur Mossi me dy të tjerë rrahin gazetarin Burim Pacolli

Publikohet videoja: Momenti kur Mossi me dy të tjerë rrahin gazetarin Burim Pacolli

04/03/2026, 16:18

Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë...

Lushtaku: Kemi qenë me zëmër nëse është dikush nga familja Jashari, për Andinin s’kemi votë, është në LVV

Lushtaku: Kemi qenë me zëmër nëse është dikush nga familja Jashari, për Andinin s’kemi votë, është në LVV

04/03/2026, 15:36

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie, ka thënë se me zemër kanë qenë...

Çështja e presidentit/ Kurti pritet të takohet sërish me Abdixhikun dhe me Hamzën

Çështja e presidentit/ Kurti pritet të takohet sërish me Abdixhikun dhe me Hamzën

04/03/2026, 10:35

  Sot pritet të mbahet seanca e kuvendit për çështjen e presidentit, në një zhvillim që ka nxitur interesim të...

Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

04/03/2026, 9:55

Seanca për zgjedhjen e presidentit pritet të thirret sot gjatë ditës. Seanca pritet të caktohet në ora 13:00, ose në...

Kryetari Bulliqi merr pjesë në hapjen e ekspozitës “KFOR and Kosovo +25” në Manchester

Kryetari Bulliqi merr pjesë në hapjen e ekspozitës “KFOR and Kosovo +25” në Manchester

04/03/2026, 9:47

    Në qytetin e Manchester, në ambientet e Manchester School of Art, është hapur ekspozita “KFOR and Kosovo +25”,...

Lajmi i fundit

Publikohet videoja: Momenti kur Mossi me dy të tjerë rrahin gazetarin Burim Pacolli

Publikohet videoja: Momenti kur Mossi me dy të tjerë rrahin gazetarin Burim Pacolli

04/03/2026, 16:18
Lushtaku: Kemi qenë me zëmër nëse është dikush nga familja Jashari, për Andinin s’kemi votë, është në LVV

Lushtaku: Kemi qenë me zëmër nëse është dikush nga familja Jashari, për Andinin s’kemi votë, është në LVV

04/03/2026, 15:36
Çështja e presidentit/ Kurti pritet të takohet sërish me Abdixhikun dhe me Hamzën

Çështja e presidentit/ Kurti pritet të takohet sërish me Abdixhikun dhe me Hamzën

04/03/2026, 10:35
Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

04/03/2026, 9:55
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv