18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe,...

Përmes një komunikate për medie, Sindikata e Policisë ka shkruar se është duke i përcjellur nga afër këto zhvillime si dhe është shumë e shqetësuar për fatin e kolegëve të bllokuar.
“Me të njëjtin qëllim qëndrojnë zyrtarët policorë edhe në dy lokacionet e veriut të vendit, në Leposaviq dhe Jarinje ku janë të bllokuar nga barrikadat e vendosura nga grupe jolegjitime kriminale. Bllokimi i rrugëve ka hyrë në ditën e tetë dhe si pasojë është cenuar lëvizje e lirë e qytetarëve dhe organeve të rendit dhe zyrtarët policor në Leposaviq dhe Jarinje kanë mbetur të bllokuar pa pasur mundësi t’ju bëhet ndërrimi sipas rregullave për funksionim normal”, thuhet në komunikatë.
Sipas njoftimit, zyrtarët policor në këto dy lokacione të bllokuara po qëndrojnë me moral shumë të lartë, por shëndeti dhe jeta e tyre është e rrezikuar seriozisht për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga rrethanat dhe ambienti në të cilin qëndrojnë.
“Duhet të kuptojmë se edhe durimi e ka fundin e vet edhe për ata që janë atje edhe për ne. Në këtë rast është tejkaluar gjithçka nga normalja sepse kemi të bëjmë me rrezikun e jetës nga sëmundje të ndryshme të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve që banojnë në atë pjesë, tani më kemi të bëjmë me krizë humanitare, prandaj duhet të intervenohet urgjentisht!”, thuhet në njoftim.
Sipas komunikatës, Sindikata e Policisë së Kosovës është duke e përcjellë me vëmendje gjendjen aktuale në Kosovë, ku Policia e Kosovës vazhdon synimin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ngritjen e partneritetit me qytetarët.
“Policia e Kosovës ushtron autorizimet e tyre dhe kryejnë detyrat në mënyrë të ligjshme, të bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës,në ligjeve tjera në fuqi dhe në Kodin e Etikës, duke vepruar në mënyrë të paanshme për të mbrojtur jetën, pronën, sigurinë, kontrollin e kalimit kufitar për të gjithë pa dallim etnie apo nacionaliteti”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe,...
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu. Ai tha se viktima është plagosur në këmbë. “Ju...
Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë,...
Lavdi Halili, është 43-vjeçari që u gjet pa shenja jete në një objekt banimi në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës....
Një 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të premte në një objekt banimi në fshatin Llapçevë të Malishevës. Rastin...