Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Saga”, ku janë arrestuar në flagrancë dy persona dhe i mitur është proceduar në gjendje të lirë.
Në prangat e policisë kanë rënë K. B., 20 vjeç dhe R. B., 16 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe nën hetim është një 14-vjeçar.
Këta persona janë arrestuar në flagrancë në sheshin “Skënderbej”, pasi kërcënonin me mjete prerëse (thika) dhe me një pistoletë false qytetarët duke iu marrë sendet personale.
Gjatë ditëve të fundit të tre personat u kishin vjedhur sendet personale 3 shtetasve.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një pistoletë false, 2 mjete prerëse (thika), sende me vlerë, të dyshuara të vjedhura dhe 3 aparate celulare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Euronews/







