New York Times për Betejën e Llapashticës. Shqiptarët etnik përballojnë një sulm. Armëpushimi i brisht është restauruar tani. December 26 1998 | By New York Times News Service LAPASTICA -Përpjekjet perëndimore për të shpëtuar armëpushimin e brisht në provincën e Kosovës kanë arritur sukses modest të premten kur diplomatët amerikanë ja dolën të bindin komandantët e kryengritësve shqiptarë- etnikë dhe oficerët të ushtrisë jugosllave të tërhiqnin disa prej forcave nga pozicionet e tyre luftarake qe i mbanin deri atë ditë.
Një ditë më parë, ne pamë mësymjet ushtarake më të ashpra që nga koha kur u arrit armëpushimi para dy muajve ku forcat qeveritare ndërmorën një sulm të gjithanshëm kundër fortifikatës së kryengritësve këtu. Kryengritësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila është duke luftuar për pavarësinë e krahinës serbe, ia dolën me sukses ta përballojnë sulmin duke e prapësuar atë. Diplomatët e huaj kishin parashikuar se qeveria Jugosllave do të godet përsëri edhe të premten mbi këto pozicione të fortifikuara. Për shkak të thyerjes së armëpushimit, negociatat e vështira filluan vetëm pasi që të shtënat dhe luftimet u ndaluan, ngase të dyja palët janë ndarë të dëmtuara seriozisht nga luftimet. Ekziston frika se nëse luftimet rifilluan këtu, ato do të mund të përhapen shpejt në tërë Kosovën. Vëzhguesit ndërkombëtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila ndërmjetësoi marrëveshjen e së premtes, paralajmëroi se marrëveshja ishte realizuar me shumë vështirësi. “Në qoftë se dikush hudhë një plumb snajper ose një predhë artilerie, të gjitha gjërat zhbëhen, kjo nuk është një punë e mbaruar ende,” tha një përfaqësues i lartë i misionit. Edhe pasi negociatat përfunduan të premten, qeveria është duke përforcuar trupat në zonë, thanë zyrtarët perëndimorë. Nga ana e tyre,kryengritësit e UÇK-së mbetën të sigurt.
Komandanti kryengritës i zonës tha se ai nuk mendon se është e nevojshme që ata duhet të lëshojnë territor për qeverinë Jugosllave, për shkak se ai ka mbështetjen e plotë të të gjithë shqiptarëve etnikë për të qëndruar, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë së Kosovës, dhe se ka numër të forcave të mjaftueshme për të mbrojtur territorin e tij.
“Ne do të fitojmë, ose të gjithë do të shndërrohemi në hi e pluhur” tha ai. Luftëtarët e UÇK-së, të cilët i përkasin një force që, para disa muajsh ishte përshkruar më së miri si një fundrrinë, tani dukej e organizuar, e diciplinuar dhe mirë armatosur. Ata kishin kthyer forcërisht mbrapa ushtrinë dhe policinë jugosllave ditën e enjte, dhe ata krenoheshin për këtë. Një grup i vogël i kryengritësve, mbanin në duar snaiperë të cilët mund të depërtojnë në forca të blinduara edhe nga një milje largësi, një pushkë sulmi e Ushtrisë Britaneze dhe një granata hedhës tronditës me mekanizëm aktivizimi, të prodhuara në Kinë. Ripërtritja e mundshme e luftimeve, nënkupton se vëzhguesit e paarmatosur ndërkombëtarë, të cilët janë në Kosovë për të mbikqyrur armëpushimin dhe konsiderohen thelbësore në krijimin e klimës së stabilitetit, do të jenë shumë të rrezikuar deri sa ata do të largoheshin. Një ekip i vëzhguesve u gjendë nën zjarr afer këtu të Premten, derisa luftimet vazhdonin në mënyrë sporadike.
Kreu i misionit të vëzhguesve, diplomati amerikan William Walker, dhe diplomatët tjerë evropianë kanë thënë se nuk do t’i vendosin vëzhguesit mes dy forcave ushtarake që insistojnë në luftime. Megjithatë, diplomatët e lartë të SHBA thanë se Uashingtoni është duke këmbëngulur se vëzhguesit do të mbeten edhe në qoftë se rreziku rritet ndjeshëm.
“Qëndrimi ynë është se askush në Kosovë nuk do të na bëjnë të lëvizim nga atje duke na kërcënuar ne. Kjo tendencë ekziston atje,” tha një diplomat amerikan. Negociatat të cilat mund të kenë ndaluar luftimet këtu, filluan me zell të premten herët, kur një ekip i vëzhguesve ndërkombëtarë të përcaktuara për këtë fshat, shkuan për të biseduar me komandantin e kryengritësve.
Gjatë gjithë ditës, diplomatët e tjerë ishin duke folur me telefon me udhëheqësit kryengritës në Kosovë dhe në Evropë. Në Beograd, kryeqytetin e Jugosllavisë, diplomatët perëndimorë u konsultuar me zyrtarët e qeverisë Jugosllave atje.







