https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mediat serbe raportojnë se Ushtria është vendosur pranë Jarinjës

Mediat serbe raportojnë se Ushtria është vendosur pranë Jarinjës
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipi i televizionit serb N1 ka vërejtur se në rrugën drejt pikës kufitare të Jarinjës, në Rudnicë nga ana e Serbisë, dy kilometra para Jarinjës, janë vendosur gjashtë automjete ushtarake (topa me rreze të gjatë veprimi) të ushtrisë serbe dhe një numër i caktuar i policisë ushtarake.

Gazetari i mediumit të pavarur serb N1 tha se nuk u lejuan të xhironin ato automjete ushtarake.

Ai shtoi se në barrikada aktualisht është situata e qetë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kujtojmë se mbrëmë, pas raportimit për të shtëna në Zubin Potok, është takuar e gjithë udhëheqësia e ushtrisë serbe dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsiloviq u raportua se ishte nisur drejt Rashkës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai tha për “TV Pink” se këto janë detyra komplekse dhe se ushtria me siguri do t’i përmbushë, pa dhënë detaje.

ADVERTISEMENT

Gazetari i N1 shton se situata ishte krejtësisht identike edhe vitin e kaluar kur rruga Jarinje-Leposaviq u bllokua, në të njëjtin vend u vendosën automjete të blinduara dhe disa herë mbi të fluturuan avionë ushtarakë.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka mbërritur në garnizonin e Rashkës, ku është pritur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq dhe gjatë ditës, siç thuhet nga Ministria e Mbrojtjes, do të vizitojë disa nga njësitë e Forcave të Armatosura Serbe në terren.

Mediat proqeveritare në Beograd, sipas N1, kanë raportuar mbrëmë se në Zubin Potok janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri, ndërsa disa kanë thënë se ka pasur shkëmbim zjarri mes serbëve vendas dhe policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka pasur incidente mes pjesëtarëve të saj dhe ndonjë grupi në veri të Kosovës.

Përfaqësuesit e KFOR-it kanë bërë të ditur se në Zubin Potok ka pasur të shtëna, afër një patrulle të tyre, por se në atë incident nuk ka të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Ata deklaruan se po hetojnë incidentin në Zubin Potok dhe u bënë thirrje të gjithë aktorëve që të shmangin retorikën dhe lëvizjet që mund ta përkeqësojnë situatën.

Poste të ngjashme

Afati drejt përfundimit, KQZ: Partitë ende s’i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

Afati drejt përfundimit, KQZ: Partitë ende s’i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

11/05/2026, 14:58

Asnjë nga 27 partitë politikë që do të marrin pjesë të zgjedhjet e 7 qershorit, ende nuk i kanë dorëzuar...

“Guess who’s back”, Osmani dhe Abdixhiku publikojnë videon e ‘bashkimit’

“Guess who’s back”, Osmani dhe Abdixhiku publikojnë videon e ‘bashkimit’

11/05/2026, 14:41

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë publikuar pamje të ‘bashkimit’, pas vendimit për t’u...

AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

11/05/2026, 14:25

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mblidhet sot me fillim nga ora 17:00. Ky takim...

Notari nga Skenderaj Bledion Meha ngrit lart Kosovën, rrëmben katër medalje në Dubrovnik

Notari nga Skenderaj Bledion Meha ngrit lart Kosovën, rrëmben katër medalje në Dubrovnik

11/05/2026, 13:44

Notari nga Skenderaj, Bledion Meha ka përfaqësuar Kosovën në garën ndërkombëtare të notit “Golden Orlando 2026”, që u mbajt në...

Digjet një banesë në Prishtinë

Digjet një banesë në Prishtinë

11/05/2026, 13:08

Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në Prishtinë, në afërsi të shkollës “Meto Bajraktari”. Lajmin për Klankosova.tv e ka...

Lajmi i fundit

Afati drejt përfundimit, KQZ: Partitë ende s’i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

Afati drejt përfundimit, KQZ: Partitë ende s’i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

11/05/2026, 14:58
“Guess who’s back”, Osmani dhe Abdixhiku publikojnë videon e ‘bashkimit’

“Guess who’s back”, Osmani dhe Abdixhiku publikojnë videon e ‘bashkimit’

11/05/2026, 14:41
AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

11/05/2026, 14:25
Notari nga Skenderaj Bledion Meha ngrit lart Kosovën, rrëmben katër medalje në Dubrovnik

Notari nga Skenderaj Bledion Meha ngrit lart Kosovën, rrëmben katër medalje në Dubrovnik

11/05/2026, 13:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv