Ish-policit, Dejan Pantiq, i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.
Avokati i tij, Nebojsha Vllaiq, e ka konfirmuar këtë për REL-in.
“Policia [e Kosovës] është e obliguar që të transferojë Patiqin në adresën ku ai jeton”, tha ai.
Kujtojmë se ish-oficerit i arrestuar, Dejan Pantiq, u ndal në paraburgim për 30 ditë, nën akuzat për përfshirje kur në objektin e KKZ-së në Mitrovicë të Veriut, u hodhën shok-bomba.