https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Daçiq: Ndërkombëtarët na thonë se sa të jetë Kurti në pushtet, s’ka marrëveshje paqeje

Daçiq: Ndërkombëtarët na thonë se sa të jetë Kurti në pushtet, s’ka marrëveshje paqeje
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se vetëm nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund të ketë përshkallëzim të konfliktit në veri të Kosovës.

Përshkallëzimi i mundshëm i konfliktit është një “çështje qendrore” që shqetëson të gjithë aktorët e bashkësisë ndërkombëtare, tha Daçiqi për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.

“Komuniteti ndërkombëtar ka një problem, sepse nuk dëshiron ta pranojë realitetin që tregon se shkaktari kryesor i përshkallëzimit eventual të konfliktit duhet të kontrollohet, dhe ai është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në bisedimet me palën serbe theksojnë qartë se, përderisa Kurti është në pushtet, në Kosovë nuk do të ketë paqe apo marrëveshje paqeje”, tha Daçiqi, raporton “Danas”, përcjell Klan Kosova.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Sipas kryediplomatit serb, problemi kryesor në Kosovë është se Prishtina nuk i përmbush premtimet ndërkombëtare.

“Kur dikush thotë se për të nuk ekziston Marrëveshja e Brukselit dhe se nuk bëhet fjalë për formimin e Asociacionit të Komunave (me Shumicë, shën.red) Serbe, apo kur serbët arrestohen pa arsye në Kosovë dhe kur keni bastisje të vazhdueshme nga njësitet speciale të policisë në veri, gjë që është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e arritura, atëherë dikush vjen dhe shtron pyetjen pse serbët po protestojnë. Serbët kanë të drejtën e protestës paqësore politike pikërisht, për shkak të akteve të njëanshme të Prishtinës”, theksoi shefi i diplomacisë serbe.

ADVERTISEMENT

Megjithatë, ai tha se nuk ka “një dëshirë të sinqertë” për të arritur një zgjidhje kompromisi për Kosovën.

“Ekziston vetëm një dëshirë për një rrugë të shkurtër. Ajo rrugë është për të pushtuar ushtarakisht veriun dhe për ta vënë Serbinë para një fakti të kryer – për ta legalizuar pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”, u shpreh Daçiqi.

Poste të ngjashme

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

10/05/2026, 18:45

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

10/05/2026, 18:40

Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar Krenare Çerkinin si pjesë të listës...

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Vjosa Osmani: Republika nuk është veç e një njeriu, është e popullit!

10/05/2026, 18:12

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka deklaruar se Republika e Kosovës nuk i përket veç një njeriu e një partie....

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

10/05/2026, 18:12

Gjatë “tubimit të bashkimit” të LDK-së, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas saj, në...

Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

10/05/2026, 18:10

Në “tubimin e bashkimit” të LDK-së në Prishtinë, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha...

Lajmi i fundit

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

10/05/2026, 18:45
Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

10/05/2026, 18:40
Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Vjosa Osmani: Republika nuk është veç e një njeriu, është e popullit!

10/05/2026, 18:12
Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

10/05/2026, 18:12
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv