https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Sërish protestë para ambasadës së Serbisë në Tiranë kundër qëllimeve të Vuçiqit në Kosovë

Sërish protestë para ambasadës së Serbisë në Tiranë kundër qëllimeve të Vuçiqit në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Disa qytetarë në Tiranë kanë mbajtur protestë në mesditën e të enjtes përballë ambasadës serbe.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur aty dhe kërkojnë nga autoritetet në Beograd që të mos ketë më provokime ndaj Republikës së Kosovës.

I pranishëm në protestë ishte dhe aktivisti i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, i cili tha se protesta mbahet për të dënuar qëllimet luftënxitëse të Serbisë në Kosovë, raporton Euronews.al.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Kjo është një protestë qytetare kundër pozicioneve luftënxitëse të Serbisë dhe për t’i treguar që ka dhe qëndrime thjesht qytetare dhe jo vetëm politike. Nuk mund të pranohet kurrsesi ky qëndrim arkaik i Serbisë. Nuk mund të përdoren as barrikadat, as të pengohet lëvizja e lirë, as nuk mund të merret peng popullsia serbe e Kosovës për të realizuar qëllimet e Vuçiqit”, tha Hoxha.

Edhe para dy ditësh (të martën) pati protestë para të njëjtës ndërtesë. Protestuesit atë ditë mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Të gjitha trojet shqiptare janë me ty Kosovë”, “Trepça dhe Ujmani janë pasuri e Kosovës”, “Kosovë-Shqipëri, ne jemi një”, “Jo asociacioneve në tokat shqiptare”, “Jo Republika Serbe në Kosovë” dhe të tjera.

Poste të ngjashme

Shpejtim Bulliqi: Qeveria i hap rrugë projekteve të reja në Podujevë

Shpejtim Bulliqi: Qeveria i hap rrugë projekteve të reja në Podujevë

14/05/2026, 18:18

  Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është votuar propozim-vendimi për shpronësimin e disa pronave të AKP-së, me...

“Bizneset vendore dëshmi e potencialit që ka Kosova”, Abdixhiku e Osmani vizitë në dy kompani

“Bizneset vendore dëshmi e potencialit që ka Kosova”, Abdixhiku e Osmani vizitë në dy kompani

14/05/2026, 16:30

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdhixhiku bashkë me kandidaten për presidente po nga ky...

Qeveria miraton rialokimin e mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit

Qeveria miraton rialokimin e mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit

14/05/2026, 16:28

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit për zbatimin...

Deliu-Kodra: Dhuna nuk është zgjidhje, por as provokimet dhe linçimet

Deliu-Kodra: Dhuna nuk është zgjidhje, por as provokimet dhe linçimet

14/05/2026, 15:59

Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas përleshjes që ndodhi sot në Skenderaj mes kryetarit të komunës, Sami Lushtaku,...

Shpërdoroi një shumë parash nga bankomati, policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit

Shpërdoroi një shumë parash nga bankomati, policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit

14/05/2026, 15:32

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi që...

Lajmi i fundit

Shpejtim Bulliqi: Qeveria i hap rrugë projekteve të reja në Podujevë

Shpejtim Bulliqi: Qeveria i hap rrugë projekteve të reja në Podujevë

14/05/2026, 18:18
“Bizneset vendore dëshmi e potencialit që ka Kosova”, Abdixhiku e Osmani vizitë në dy kompani

“Bizneset vendore dëshmi e potencialit që ka Kosova”, Abdixhiku e Osmani vizitë në dy kompani

14/05/2026, 16:30
Qeveria miraton rialokimin e mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit

Qeveria miraton rialokimin e mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit

14/05/2026, 16:28
Deliu-Kodra: Dhuna nuk është zgjidhje, por as provokimet dhe linçimet

Deliu-Kodra: Dhuna nuk është zgjidhje, por as provokimet dhe linçimet

14/05/2026, 15:59
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv