https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gjykata Kushtetuese ua njeh kontributin punëtorëve të larguar nga puna në vitet e 90-ta

Gjykata Kushtetuese ua njeh kontributin punëtorëve të larguar nga puna në vitet e 90-ta
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese sot ka shpalluar jokushtetuese dispozitat e Ligjit për Skema Pensionale të Financuara nga Shteti dhe Udhëzimin Administrativ të Qeverisë dhe të cilët kanë kufizuar të drejtën e qyetarëve për të përfituar nga kjo kategori pensionesh në dëshmi për 15 vjet pune.

Në një njoftim për media, Kushtetuesja njofton se ka marrë një vendim në lidhje me një ligj rreth skemave pensionale, e që prek kontributëdhënësit para vitit 1999, kur përfundoi lufta. Sipas Kushtetueses, vitet 90-të nuk duhet të llogariten si kohë për kontributëdhënie në sistemin pensional, pasi atëbotë pothuajse të gjithë shqiptarët qenë larguar nga puna.

Nëpërmjet këtij aktgjykimi, Kushtetuesja i dha fund trajtimit të privilegjuar të personave që vazhduan të punonin në sistemit e regjimit serb gjatë viteve 90-ta përkundër masave të ashpra e trajtimit diskriminues ndaj shqiptarëve. Nga tash e tutje, të gjithë qytetarëve të dëbuar nga puna do t’u njihen vitet 90-ta si kontribut në skemat pensionale.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

 

Organi i autorizuar për të interpretuar Kushtetutën e ka shpallur si jokushtetues kriterin prej 15 viteve përvojë punë para luftës së viteve 1998-1999, që ishte edhe thelbi i krejt kritikës ndaj Ligjit për Skema Pensionale dhe një udhëzimi tjetër administrativ të Qeverisë Kurti.

ADVERTISEMENT

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar si jokushtetuese nga paragrafet, që lidhen me përvojën e punës në kohëzgjatje për 15 vite para luftes. Në vendimin e saj, thuhet se bazuar në rrethanat historike dhe politike të viteve 90-ta, gjatë sëcilës kohë të shumica e punësuarve u larguan nga puna si pasojë e ligjeve diskriminuese.

 

Çka vendosi Gjykata Kushtetuese?

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Organi më i lartë gjyqësor në vend, pra Gjykata Kushtetuese, sot ka shpalluar jokushtetuese dispozitat e Ligjit për Skema Pensionale të Financuara nga Shtetit dhe Udhëzimit Administrativ të Qeverisë dhe të cilët kanë kufizuar të drejtën e qyetarëve për të përfituar nga kjo kategori pensionesh në dëshmi për 15 vjet pune.

 

Gjykata Kushtetuese, sipas komunikatës të publikuar sot, ka sqaruar që punëtorët përgjatë viteve të 90-të janë larguar nga vendet e punës bazuar në ligje diskriminuese. Tutje, aty theksohet se Republika e Kosovës ka përgjegjësi të trajtoj këtë kategori qyetarësh në mënyrë të drejtë, duke ua njohur kontributin e dhënë në raport me kohëzgjatjen e kontributit dhe jo të kufizojë të drejtën në këtë pension në 15 vite përvojë, që në rrethanat politike të viteve 90, mund të arrijë vetëm një kategori shumë e kufiziuar qyetarësh.

 

“Gjykata thekson që Gjykata referuese, bazuar në pesë (5) konteste në shqyrtim para saj dhe që ndërlidhen me të drejtën e palëve përkatëse për pension kontributpagues, ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit në lidhje me Udhëzimin Administrativ të aplikueshëm dhe të kontestuar në këtë rast, sa i përket kriterit të përvojës së punës në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vitesh para 1 janarit 1999, në rrethanat historike dhe politike të viteve të ‘90-ta, përgjatë të cilave, pjesa dërrmuese e të punësuarve, ishin larguar nga vendet e tyre të punës bazuar në ligje diskriminuese.” – thuhet në vendim.

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

06/05/2026, 8:29

  Podujevë – Komuna e Podujevës ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga kompania “Kos Energy L.L.C.”, i cili parasheh...

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27

Anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, pasi zgjodhën Dardan Beqirin në pozitën e kryesuesit, caktuan edhe ushtruesen e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk ka qenë i interesuar të...

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13

  Besnik Berisha, pasi u zgjodh si kryesues i Komisionit të Pavarur të Mediave, ka deklaruar se këtë detyrë e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

05/05/2026, 17:59

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

06/05/2026, 8:29
Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27
Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24
Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv