https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/

Hajnat tentojnë ta grabisin pompën e derivateve “Shell” në Prishtinë, punëtorët arrijnë t’i ndalin dhe njoftojnë Policinë

ADVERTISEMENT

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po shkakton pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Kështu e pësoi për pak pompa e derivateve “Shell” në Prishtinë, ku mbrëmë pati tentim grabitje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda pompës të maskuar, duke tentuar të grabisin paratë por këtë herë u ballafaquan me punëtorët të cilët i ndalën dhe e njoftuan policinë.

Dy të dyshuarit sipas raportimit të rastit kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe Policia s’ka arritur t’i kap.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë intervistuar punëtorët e kompanisë, të cilër kanë dhënë detajet për atë që ka ndodhur në pompe.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Tentim grabitje” teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit