Liria e lëvizjes në veri, ende nuk është kthyer plotësisht.
Misioni i NATO-s në Kosovë KFOR ka bërë të ditur se po kryen aksion për largimin e automjeteve që kanë mbetur në rrugët në veri.
Nga ky mision, megjithatë, nuk u bë e ditur se për çfarë bllokadash bëhet fjalë, pra se ku po hiqen automjetet, shkruan Reporteri.net.
Deklaratat e KFOR-it vjen vetëm pak ditë pasi janë hequr pjesa më e madhe e barrikadave në veri të Kosovës, por jo edhe ajo në urën e re pranë Shkëmbit të Dudës, ku po vazhdojnë të qëndrojnë ende disa kamionë të djegur, që kanë shërbyer si barrikada.
KFOR bëri të ditur se pritet që shpejt këto automjete që shërbyen si barrikada të largohen dhe të kthehet liria e lëvizjes.

Ashtu siç kërkonin ndërkombëtarët, barrikadat në veri u hoqën nga vetë ata që i kishin vendosur.
Të maskuar, pasditen e së enjtes, serbët filluan me heqjen e barrikadave, njëzet ditë pasi mbajtën të bllokuar këtë pjesë.
Për njëzetë ditë me radhë, gjashtëmbëdhjetë barrikada të vendosura kohë pas kohe bllokuan lëvizjen e lirë të qytetarëve në veri të Kosovës. Serbët filluan heqjen e tyre, vetëm pasi ish-polici serb i arrestuar për terrorizëm, Dejan Pantiq, u lirua në arrest shtëpiak.
/Reporteri.net/







