EULEX ka dënuar sulmin ndaj dy të rinjve, pjesëtarë të komunitetit serb në Shtërpcë.
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, tha se ky ishte një sulm i pakuptimtë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Tutje, ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për arrestimin në kohë rekord të të dyshuarit në këtë incident.
“EULEX-i dënon sulmin e pakuptimtë të sotëm kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë dhe u uron shërim të shpejtë. Lutjet janë me familjet e tyre dhe komunitetin lokal. Në të njëjtën kohë, ne përgëzojmë @Kosovo_Police për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari”, shkroi Wigemark në Twitter.






