https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Xhaçka: S’ka pasur asnjëherë mbrojtje të Serbisë duke e dëmtuar Kosovën

Xhaçka: S’ka pasur asnjëherë mbrojtje të Serbisë duke e dëmtuar Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, derisa foli për situatën e tensionuar për disa javë në veri, ajo deklaroi se Shqipëria mbështet me shumë vendosmëri sundimin e ligjit në veriun e Kosovës. Ajo dënoi sulmin e djeshëm në Shtërpcë ndaj dy qytetarëve serbë.

Në konferencë për media, ajo po ashtu u zotua që gjatë këtij viti do të thellohet bashkëpunimi me Kosovën me takime ndërqeveritare dhe do të angazhohen për diskutime në Këshillin e Sigurimit për Kosovën. Ajo tha se vetëm dialogu është rruga drejt paqes, stabilitetit dhe rrugëtimit evropian.

“Vendimi konstruktiv i Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve në veri, ishte një vendim i duhur por për fat të keq nuk ia doli që të çtensiononte situatën, ashtu siç duhej të kishte ndodhur. Dhe pastaj bojkoti i institucioneve, akteve të papranueshme të dhunës nga disa grupe të serbëve të Kosovës kundër policëve të Kosovës, kundër EULEX-it, kundër gazetarëve e përkeqësuan më tej situatën duke krijuar në këndvështrimin tonë një eskalim, një tension artificial të pajustifikuar, të papranueshëm i cili mund të kishte degraduar më keq nga ajo që kemi parë deri më tani. Prandaj edhe ne kemi bërë thirrje, koordinuar me partnerët edhe aleatët tanë për t’i dhënë fund këtyre akteve, për të hequr menjëherë barrikadat, sigurisht të rreshtuar krah Kosovës. Ne jemi edhe më të vendosur përkrah Kosovës. Shqipëria mbështet me shumë vendosmëri sundimin e ligjit në veriun e Kosovës”, u shpreh ajo.

Ajo deklaroi se asnjëherë nuk kanë mbrojtur retorikat nacionaliste të Serbisë, përkundër bashkëpunimit ekonomik në procesin e Ballkanit të hapur.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Dënojmë edhe sulmin që ka ndodhur dje ndaj dy qytetarëve të Kosovës me etni serbe dhe përshëndesim atë që ka bërë Policia e Kosovës, duke vepruar shpejt në përpjekje për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë por edhe në përpjekje për të siguruar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë ata me etni serbe, pa dallim. Një zgjidhje e vërtetë, afatgjatë dhe e qëndrueshme për këto tensione mund të vij vetëm përmes një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë. Sovraniteti i Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe sa më shpejt të pranohet ky realitet nga Serbia, aq më mirë do të jetë për stabilitetin, prosperitetin dhe integrimin evropian të rajonit tonë. Dhe retorikat nacionaliste dhe kërcënimet për zgjidhje ushtarake vetëm nxisin tensionin dhe ne kemi qenë gjithmonë kundër kësaj. Dhe nuk ka pasur absolutisht në asnjë rast të vetëm, asnjë lloj mbrojtje të Serbisë duke dëmtuar Kosovën”, tha ajo në konferencë për media.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Xhaçka tha se do punohet për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën, edhe me takime të tjera ndërqeveritare, me shkëmbimin e diplomatëve mes dy ministrive të jashtme të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe përfundimin e procedurave për konsullatat e përbashkëta.

Xhaçka shtoi se Prishtina duhet t’i ketë të gjithë miqtë në krah, kur u pyet për deklaratën e kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se as ambasadori amerikan dhe as sekretari i shtetit nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën./ KP

Poste të ngjashme

Zogaj: Nuk lejojmë që kandidati për president të jetë nga VV

Zogaj: Nuk lejojmë që kandidati për president të jetë nga VV

16/04/2026, 12:31

Ish deputeti i LDK’së, Alban Zogaj, ka thënë se do t’iu përgjigjen pozitivisht ftesave për diskutimet në lidhje me çështjen...

Ismaili e informon Shefin e FMN-së për Kosovën për zhvillimet më të fundit ekonomike

Ismaili e informon Shefin e FMN-së për Kosovën për zhvillimet më të fundit ekonomike

16/04/2026, 12:11

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, me bashkëpunëtorë, zhvilloi një takim bilateral me Shefin e Misionit të...

Kadrijaj-Kurtit: Tregoju qytetarëve çka përmban marrëveshja e fshehtë me Vuçiqin për heqjen e barrikadave?

Afati për presidentin po afron, AAK pa qëndrim ndryshues – s’ka votë për kandidatët e VV-së

16/04/2026, 11:50

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka konfirmuar sërish qëndrimin e partisë së saj se...

PDK mbledh sot Kryesinë, del me qëndrim për çështjen e presidentit

PDK mbledh sot Kryesinë, del me qëndrim për çështjen e presidentit

16/04/2026, 11:33

Kuvendi i Kosovës ka më pak se dy javë kohë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit para se...

Kurti: Nuk e di cila do të jetë zgjidhja, por do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e presidentit: Jemi në komunikim, kur të kemi rezultate do t’ju njoftojmë

16/04/2026, 11:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur shkurt para mediave lidhur me raportimet për negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës...

Lajmi i fundit

Zogaj: Nuk lejojmë që kandidati për president të jetë nga VV

Zogaj: Nuk lejojmë që kandidati për president të jetë nga VV

16/04/2026, 12:31
Ismaili e informon Shefin e FMN-së për Kosovën për zhvillimet më të fundit ekonomike

Ismaili e informon Shefin e FMN-së për Kosovën për zhvillimet më të fundit ekonomike

16/04/2026, 12:11
Kadrijaj-Kurtit: Tregoju qytetarëve çka përmban marrëveshja e fshehtë me Vuçiqin për heqjen e barrikadave?

Afati për presidentin po afron, AAK pa qëndrim ndryshues – s’ka votë për kandidatët e VV-së

16/04/2026, 11:50
PDK mbledh sot Kryesinë, del me qëndrim për çështjen e presidentit

PDK mbledh sot Kryesinë, del me qëndrim për çështjen e presidentit

16/04/2026, 11:33
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv