https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: Të mësohemi me parehatinë, s’dihet çfarë na sjell e ardhmja

Garanci Serbisë për mos arrestim të serbëve, Kurti: Unë s’iu japë premtime dhe garanci kriminelëve
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar rreth thirrjes së tij për më shumë ushtarë të NATO-s në Kosovë, në kuadër të diskutimit të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë, si dhe nga Ambasada e Kosovës në Austri.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kurti ka thënë se Kosova duhet të mësohet me parehatinë, meqë nuk dihet se çfarë mund të sjellë e ardhmja.

Kështu u shpreh ai derisa foli për mundësinë që Serbia të nisë sulm, për çka tha se do të ishte e papërgjegjshme nëse kjo nuk konsiderohet se mund të ndodhë.

“Përderisa bëj thirrje për më shumë ushtarë të NATO-s në Kosovë, po i forcojmë edhe kapacitetet tona. Rreth kufirit të vendit tonë në Serbi janë 48 baza operacionale përpara, nuk them se do të na sulmojnë javën apo muajin e ardhshëm, por do të ishte e papërgjegjshme të mos i konsiderojmë të gjitha bashkë. Pra, mendoj se prania më e madhe e NATO-s është më mirë për ne. Nuk është vetëm Serbia, është edhe ndikimi i Rusisë në Serbi. Ne duhet të mësojmë të ndihemi rehat me parehati sepse nuk e dimë kurrë se çfarë na sjell e ardhmja”, ka thënë Kurti.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai shtoi se Kosova nuk ka dhe nuk dëshiron të ketë alternativë tjetër përveç BE-së dhe NATO-s, megjithatë shprehi pakënaqësitë e tij.

“Ndonjëherë jam i pakënaqur, por pakënaqësia ime duhet të kthehet në kritik, jo në hidhërim apo cinizëm dhe mendoj se ky është kontributi i Kosovës për rajonin dhe për BE-në në çështjet aktuale”, ka thënë ai.

Ai përmendi edhe termet demokratizim dhe evropianizim të Ballkanit Perëndimor, për të cilat tha se janë parakusht për stabilitetin afatgjatë dhe paqen e qëndrueshme.

“Demokratizimi dhe evropianizimi i Ballkanit Perëndimor është parakusht për stabilitetin afatgjatë dhe paqen e qëndrueshme ku do të mund të jetonim si fqinj dhe të kemi marrëdhënie të mira bashkëpunim normal. Me demokratizim nënkuptoj sundimin e së drejtës, pluralizmin politik, të drejtat e njeriut dhe pastaj edhe të drejtat e pakicave. Me evropianizim nënkuptoj zgjerimin e BE-së, ku i gjithë Ballkani Perëndimor do të bëhej pjesë e tij dhe në këtë mënyrë BE-ja do të bëhej Evropë”, u shpreh ai.

ADVERTISEMENT

Poste të ngjashme

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar

Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar

03/05/2026, 16:05

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy vetuave që ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në...

Lajmi i fundit

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv