https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/

OFK: Të dëshmohet cilësia e barnave, në të kundërtën rrezikohet rëndë shëndeti i popullatës

ADVERTISEMENT

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës është shqyrtuar projektligj për rregullimin e çmimit të barnave si dhe komentet e përgaditura më herët nga kryesia unanimisht u votua për përkrahje të fuqishme të kësaj reforme të cilën komuniteti i farmacisë e pret tashme shumë vite.

Në njofitmin e OFK-së thuhet se megjithatë si këshill drejtues kanë disa komente teknike dhe profesionale të cilat duhet të analizohen me kujdes nga grupi punues e posaçërisht marzhat e parapara pasi janë jetike në funksionimin afatgjatë të sektorit farmaceutik si me shumicë ashtu edhe me pakicë.

Gjithashtu sa i përket çështjes së Autorizimit për Marketing OFK-ja si institucion profesional theksojnë se kjo është një nga kërkesat detyruese para se një produkt të lejohet të vendoset në përdorim në një (secilin) vend të caktuar.

“Marrjes së certifikatës së Autorizimit për Marketing i paraprin një vlerësim i kujdeshëm i dosjes së produktit me të cilin do të dëshmohet cilësia, siguria dhe efikasiteti. Pastaj procedurat e ndryshme se si kjo kryhet janë të përcaktuara me legjislacionin përkatës. Në të kundërtën mund të rrezikohet rëndë shëndeti publik i popullatës”, thuhet në njofitmin e Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit