https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kosova përfshihet në raportin alarmant “Kushtet e mungesës së ujit në Evropë”

Kosova përfshihet në raportin alarmant “Kushtet e mungesës së ujit në Evropë”
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti “Kushtet e mungesës së ujit në Evropë” që bazohet në indeksin e shfrytëzimit të ujit plus (WEI+), ka konstatuar se gjatë të paktën një sezoni në vitin 2019 mungesa e ujit ka prekur 29% të territorit të BE-së. Pavarësisht se marrja e ujit ra me 15% në BE midis viteve 2000 dhe 2019, nuk ka pasur reduktim të përgjithshëm në zonën e prekur nga kushtet e mungesës së ujit.

Në fakt, që nga viti 2010 ka një përkeqësim të situatës. Kjo, e shoqëruar me faktin se ndryshimet klimatike pritet të rrisin më tej frekuencën, intensitetin dhe ndikimet e ngjarjeve të thatësirës, e bën të pamundur që mungesa e ujit të reduktohet deri në vitin 2030. Përpjekje shtesë nevojiten për të siguruar përdorim të qëndrueshëm të ujit.

Burimet e ujërave të ëmbla janë thelbësore për shëndetin e njeriut, natyrën dhe funksionimin e ekonomive dhe shoqërive. Megjithatë, në të gjithë BE-në, këto burime kërcënohen nga presione të shumta. Për të adresuar këtë, Direktiva Kuadër e Ujit kërkon që Shtetet Anëtare të promovojnë përdorimin e qëndrueshëm të burimeve ujore dhe të mbrojnë burimet e disponueshme ujore.

Mungesa e ujit përcaktohet kryesisht nga (1) kërkesa dhe konsumi i ujit, të cilat në masë të madhe varen nga popullsia dhe lloji i aktiviteteve socio-ekonomike; (2) kushtet klimatike, të cilat kontrollojnë disponueshmërinë e ujit dhe sezonalitetin e furnizimit; dhe (3) karakteristikat e peizazhit dhe aspekteve gjeologjike të pellgjeve.

Vlerësimi i kushteve të mungesës së ujit në të gjithë Evropën në nivelin e pellgut të lumit dhe sipas sezonit është më informues, krahasuar me vlerësimet e përmbledhura vjetore në nivel evropian apo edhe në nivel vendi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Indeksi i shfrytëzimit të ujit plus (WEI+) realizohet duke matur konsumin e ujit si përqindje e burimeve të rinovueshme të ujërave të ëmbla të disponueshme në nivelin e nënpellgut të lumit dhe sipas secilit prej katër tremujorëve të vitit (3 muaj rresht).

Vlerat WEI+ mbi 20% tregojnë se burimet ujore janë nën stres dhe për këtë arsye mbizotërojnë kushtet e mungesës së ujit, ndersa vlerat mbi 40% tregojnë se stresi është i rëndë dhe përdorimi i ujërave të ëmbla është i paqëndrueshëm.

Përqindja e territorit të BE-së që është prekur në të paktën një nga katër tremujorët e vitit nga vlerat WEI+ është mbi 20% në vit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ky indeks tregon se 29% e territorit të BE-27, duke përjashtuar Italinë, u prek nga kushtet e mungesës së ujit në vitin 2019. Pavarësisht se marrja totale e ujit ra me rreth 15% në BE midis 2000 dhe 2019, zona e prekur nga kushtet e mungesës së ujit ishte relativisht e qëndrueshme gjatë periudhës, megjithëse ka pasur një rritje që nga viti 2010.

Në përgjithësi, mungesa e ujit është më e zakonshme në Evropën Jugore, ku afërsisht 30% e popullsisë së saj jeton në zona me stres të përhershëm ujor dhe deri në 70% e popullsisë së saj jeton në zona me stres sezonal të ujit gjatë verës. Përdorimi i ujit në bujqësi, furnizimi publik me ujë dhe turizmi janë presionet më të rëndësishme mbi ujërat e ëmbla.

Në kuadër të këtij hulumtimi janë përfshirë edhe të dhënat nga Kosova, të raportuara nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Për më shumë informacione shikoni vegzat vijuese

https://www.eea.europa.eu/…/use-of-freshwater-resources…

ADVERTISEMENT

https://www.eea.europa.eu/…/seasonal-water-exploitation…

No photo description available.

May be an image of map and text that says 'Winter ይማተ Spring Autumn Summer Reference data: ©ESRI Seasonal water scarcity conditions across Europe, measured Percentage 0-20 20.3 30-4 40 No data the water exploitation index plus (WEI+) for sub river basins, 2019 Outside coverage 1,000'

 

Poste të ngjashme

Detaje të reja nga vetëvrasja në Novobërdë – zyrtari komunal gjendet pa shenja jete në dhomën e gjumit

Detaje të reja nga vetëvrasja në Novobërdë – zyrtari komunal gjendet pa shenja jete në dhomën e gjumit

02/05/2026, 9:03

Janë zbardhur detaje të reja nga rasti tragjik në fshatin Parallovë të Novobërdës, ku një person është gjetur pa shenja...

Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfiskon armën

Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfiskon armën

02/05/2026, 8:43

Një grua nga Gjakova është arrestuar pas postimit të një video-incizimi në rrjetin social Snapchat, ku shfaqej duke mbajtur armë...

24 orë, tre të vdekur nga aksidentet rrugore në Kosovë

Sulm brutal në Istog – vëllezërit therën dhe rrahën me shufër, tre të dyshuar në arrati

02/05/2026, 8:32

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Istog, ku dy vëllezër kanë mbetur të lënduar pas një sulmi të dhunshëm,...

Mjeku gjen pa shenja jete pacienten në banjën “Nëna Naile”

Mjeku gjen pa shenja jete pacienten në banjën “Nëna Naile”

02/05/2026, 8:28

Policia e Kosovës ka njoftuar se një doktor ka gjetur pa shenja jete një paciente në banjën “Nëna Naile” në...

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18

Përleshjet mes të rinjve janë të shpeshta në vendin tonë dhe ndodhin për motive të ndryshme. Një rast i tillë...

Lajmi i fundit

Detaje të reja nga vetëvrasja në Novobërdë – zyrtari komunal gjendet pa shenja jete në dhomën e gjumit

Detaje të reja nga vetëvrasja në Novobërdë – zyrtari komunal gjendet pa shenja jete në dhomën e gjumit

02/05/2026, 9:03
Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfiskon armën

Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfiskon armën

02/05/2026, 8:43
24 orë, tre të vdekur nga aksidentet rrugore në Kosovë

Sulm brutal në Istog – vëllezërit therën dhe rrahën me shufër, tre të dyshuar në arrati

02/05/2026, 8:32
Mjeku gjen pa shenja jete pacienten në banjën “Nëna Naile”

Mjeku gjen pa shenja jete pacienten në banjën “Nëna Naile”

02/05/2026, 8:28
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv