https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Lumezi i reagon ministres Haxhiu: Çfarë keni bërë ju përveç retorikës politike?

Lumezi i reagon ministres Haxhiu: Çfarë keni bërë ju përveç retorikës politike?
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që tha se “qeverisjet e kaluara dhe sistemi prokurorial me në krye ish-kryeprokurorin Lumezi nuk kanë pasur as vullnetin e as interesim për trajtimim serioz të krimeve të luftës në Kosovë”.

“A duhet të japin përgjegjësi për gjithë këtë mosveprim? A duhet të japin përgjegjësi KPK që ende edhe përkundër faktit që kemi shtuar buxhetin që më shumë se 16 muaj, nuk është plotësuar me prokurorë e bashkëpunëtorë, Departamenti për krime lufte në kuadër të PSRK? A ka përgjigje sistemi se pse nuk po zbatohen dispozitat për gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës edhe përkundër që kemi hequr pengesat?”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ndaj kësaj ka reaguar Lumezi.

“Për dijeninë tuaj si ministre e Drejtësisë, ndjekja e kryesve të veprave penale të krimeve të luftës e as të veprave tjera penale nuk ndërmerret nga Kryeprokurori i Shtetit dhe as nga qeveritë, por nga prokurorët e shtetit të cilët kanë kompetencë ekskluzive ligjore për ndjekjen e këtyre veprave penale. Kush e kupton ndryshe këtë është në keqkuptim të madh me parimet e drejtësisë. Është e vërtetë se trajtimi i krimeve të luftës ka shkuar ngadalë, për këtë treguesi më i mirë është numri i vogël i lëndëve të kryera. Mungesa e vullnetit politik dhe krijimi i një bindjeje nga ndërkombëtarët se institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë paragjykime etnike dhe mungesë të kapaciteteve për ndjekjen dhe gjykimin e këtyre rasteve kanë qenë kruciale që ndërkombëtarët t’i marrin kompetencat ekskluzive ligjore për ndjekjen dhe gjykimin e lëndëve të krimeve të luftës. Fillimisht, misioni i UNMIK-ut i cili kishte marrë në administrim Kosovën menjëherë pas luftës ishte përgjegjës edhe për pjesën më të madhe të sundimit të ligjit. Ku në kompetencë ekskluzive kishte edhe trajtimin e krimeve të luftës, e më pas edhe misioni i EULEX-it, i cili po ashtu kishte kompetencë për trajtimin e këtyre rasteve deri në qershor të vitit 2018”, thuhet në reagimin e Lumezit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Lumezi ka thënë se janë lëshuar 72 urdhërarreste ndërkombëtare për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte e janë dëgjuar me qindra dëshmitarë dhe të dëmtuar.

ADVERTISEMENT

“Kemi ndërmarrë veprime konkrete hetimore në drejtim të zbulimit të kryesve të veprave penale dhe kundër urdhërdhënësve – vijës komanduese të këtyre veprave penale. Pas arrestimit të të dyshuarave, janë ngritur dhjetëra aktakuza dhe kemi pasur gjykime të suksesshme. Gjatë vitit 2018 kemi transferuar nga EULEX-i 918 lëndë të krimeve të luftës të natyrave të ndryshme dhe 2000 lëndë të personave të zhdukur. Në vitin 2019 kemi rritur numrin e prokurorëve në Departamentin e Krimeve të Luftës në Prokurorinë e Speciale të Republikës së Kosovës dhe po të njëjtin vit është nxjerrë Strategjia për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës. Për identifikimi e këtyre rasteve kemi rritur bashkëpunimin me OJQ-të te cilat kanë mbledhur informacione për krimet e luftës dhe kemi intervistuar individët të cilët kanë informacione për këto raste. Kemi punuar edhe me dëshmitarë të cilët vazhdimisht janë duke dëshmuar në Prokurori. Kemi ngritur edhe bazën e të dhënave në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për rastet e krimeve të luftës dhe e kemi harmonizuar këtë databazë me atë të Policisë së Kosovës. Të gjitha këto veprime na japin të drejtë për të besuar se institucioni i Prokurorit të Shtetit këtë vit dhe vitet në vijim do të jep rezultate konkrete në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës dhe do të vendoset drejtësia për viktimat e luftës dhe familjaret e tyre. Çfarë keni bërë ju përveç retorikes politike?” – thuhet në reagimin e Lumezit.

Lumezi ka thënë se deklarimet e ministres Haxhiu “shpërfaqin mosnjohuri të plotë të veprimeve të ndërmarra nga institucionet e drejtësisë, përkatësisht, Prokurori i Shtetit, duke minimizuar të gjitha të arritura shtetërore dhe institucionale nga koha e marrjes se kompetencave nga EULEX-i tek institucionet vendore”.

Poste të ngjashme

Detaje të reja nga vetëvrasja në Novobërdë – zyrtari komunal gjendet pa shenja jete në dhomën e gjumit

Detaje të reja nga vetëvrasja në Novobërdë – zyrtari komunal gjendet pa shenja jete në dhomën e gjumit

02/05/2026, 9:03

Janë zbardhur detaje të reja nga rasti tragjik në fshatin Parallovë të Novobërdës, ku një person është gjetur pa shenja...

Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfiskon armën

Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfiskon armën

02/05/2026, 8:43

Një grua nga Gjakova është arrestuar pas postimit të një video-incizimi në rrjetin social Snapchat, ku shfaqej duke mbajtur armë...

24 orë, tre të vdekur nga aksidentet rrugore në Kosovë

Sulm brutal në Istog – vëllezërit therën dhe rrahën me shufër, tre të dyshuar në arrati

02/05/2026, 8:32

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Istog, ku dy vëllezër kanë mbetur të lënduar pas një sulmi të dhunshëm,...

Mjeku gjen pa shenja jete pacienten në banjën “Nëna Naile”

Mjeku gjen pa shenja jete pacienten në banjën “Nëna Naile”

02/05/2026, 8:28

Policia e Kosovës ka njoftuar se një doktor ka gjetur pa shenja jete një paciente në banjën “Nëna Naile” në...

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18

Përleshjet mes të rinjve janë të shpeshta në vendin tonë dhe ndodhin për motive të ndryshme. Një rast i tillë...

Lajmi i fundit

Detaje të reja nga vetëvrasja në Novobërdë – zyrtari komunal gjendet pa shenja jete në dhomën e gjumit

Detaje të reja nga vetëvrasja në Novobërdë – zyrtari komunal gjendet pa shenja jete në dhomën e gjumit

02/05/2026, 9:03
Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfiskon armën

Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfiskon armën

02/05/2026, 8:43
24 orë, tre të vdekur nga aksidentet rrugore në Kosovë

Sulm brutal në Istog – vëllezërit therën dhe rrahën me shufër, tre të dyshuar në arrati

02/05/2026, 8:32
Mjeku gjen pa shenja jete pacienten në banjën “Nëna Naile”

Mjeku gjen pa shenja jete pacienten në banjën “Nëna Naile”

02/05/2026, 8:28
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv